Kosova
RrBDShZ ndihmon familjen Ademaj që humbi dy anëtarë nga vërshimet
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër ka ndihmuar familjen Ademaj nga Peja me 3000 euro.
RrBDShZ thotë se kjo bëhet me qëllim të lehtësimit të dhimbjes së familjes që humbi dy anëtarë nga vërshimet, Mirsadën 26-vjeçare dhe Dinonin, 5-vjeçar.
“Me rastin e vërshimeve katastrofike në Pejë, ku humbën jetën dy anëtarë të familjes Ademaj, Mirsada 26-vjeçare dhe i biri Dioni 5-vjeçar, i shprehim ngushëllime të sinqerta familjes Ademaj dhe të gjithë qytetarëve të Pejës e të mbarë Kosovës! Të lënduarve në këtë tragjedi ju urojmë shërim të shpejtë dhe të plotë! Me këtë rast, Bordi drejtues i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër mori vendim të ndihmojë familjen Ademaj me një shumë prej 3000 euro, për t’ia zbutur sadopak dëmin material që pësoi kjo familje, përvec tragjedisë familjare! Shuma prej 3000 euro do t’i dorëzohet personalisht kryefamiljarit të familjes Ademaj në Pejë brenda dy ditëve në vijim”, bën të ditur RrBDShZ, përcjell albinfon.ch.
Tutje bordi bën apel që sa më shpejt të punohet në sanimin e dëmeve.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud Qindra pacientë me sigurim privat ose gjysmë-privat përballen me refuzimin e rimbursimit të faturave mjekësore nga... -
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre













