Kosova
Rrëfehet Behgjet Pacolli, tregon se si i siguroi votat për ta bërë Vjosa Osmanin presidente
"Në tre të natës e lajmërova Kurtin dhe Osmanin se i kemi votat për presidenten", tha Pacolli
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka treguar në detaje përpjekjet e tij për të siguruar votat për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente.
Ai tha se ishte ai që ia ka siguruar votat vendimtare Osmanit dhe se këtë s’e ka bërë për asnjë lloj përfitimi, por për Kosovën dhe krijimin e institucioneve, njofton Klan Kosova, përcjell Albinfo.ch.
“Unë e mora një telefonatë dhe më thanë se duhet të kthehem se në ora gjashtë kur ishte caktuar seanca. Më thanë se ka mundësi që është gjetur vota e cila mungonte dhe unë duhet të kthehem gjithsesi. Ka qenë e vështirë për mua t’i lë fëmijët vetëm pa përkujdesje në aeroplan edhe pse unë e rregullova që dikush të përkujdeset për ta”.
“Unë në ora gjashtë nuk munda të mbërrij edhe pse e mora informatën në ora 03:20. Në ora 06:30 kam qenë në sallën e Parlamentit. Unë atë natë kam punuar. Kam punuar sepse zonja Vjosa Osmani më është lutur që të punoj dhe kam punuar në gjetjen e një vote dhe e di se dikush do ta vlerësojë”.
“Unë atë natë kam i kam dërguar mesazh Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit në ora tre të natës se është në rregull. Vota është aty dhe se seanca mund të vazhdojë”.
Pacolli tha se nuk ka pasur asnjë marrëveshje me Kurtin e Osmanin për sigurimin e kësaj vote, por se përpjekjet ishin për të mundësuar formimin e institucioneve të reja.
“E pashë se atë natë edhe dikush e kishte siguruar një votë, por megjithatë pa mua dhe atë votën tjetër nuk do të kishte ndodhur kjo. Nuk po e them as me arrogancë e me asgjë. E kam bërë për shkak të shtetit, për shkak të Kosovës dhe jam i lumtur që e kam bërë”.
Kryetari i AKR-së megjithatë refuzoi që të tregojë se kush ishte deputeti të cilin ai e kishte bindur për ta votuar Vjosa Osmanin presidente.
“As nuk është blerë ajo votë e as nuk është ndërruar me ndonjë të mirë, por ka ardhur si respekt i njerëzve ndaj meje. I kam lutur dhe u kam thënë që të vijnë që të votojnë dhe jam i lumtur që ka ndodhur kjo”.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026 Sondazhi i fundit i Institutit Ekonomik Zviceran KOF tregon se ekonomistët qëndrojnë të vendosur në perspektivën... -
Afatet e fundit të deklaratës tatimore zvicerane për vitin 2026 në secilin kanton -
Si do të ndikonte nisma zvicerane kundër imigracionit në universitete? -
Blerja e energjisë elektrike nga fqinjët po bëhet realitet në Zvicrën frëngjishtfolëse -
Dogana zvicerane konfiskon një sasi të madhe pule dhe patate të skuqura











