Lajme
Rrëfimi i çiftit zviceran që ndodhet në Izrael
Një çift zviceran ishin duke i kaluar pushimet e tyre në Tel Aviv të Izraelit kur të shtunën qyteti u sulmua me raketa nga grupi i Hamasit.
Të shtunën ata shpresonin të gjenin një fluturim për tu larguar nga qyteti.
“Tani jam e frikësuar për vdekje,” tha zviceranja Sandra Diaz Perreira (31) për Blick herët të dielën.
“Mbrëmë ishte makthi im më i madh. Na u desh të vraponim për të shpëtuar jetën tonë disa herë dhe të gjenim strehim në bunkerë,” tha Diaz Perreira. Një raketë goditi disa rrugë larg hotelit. Ajo dhe partneri i saj Marc Hügli (41) thjesht donin të dilnin jashtë, përcjell albinfo.ch.
Shumica e linjave ajrore kanë pezulluar fluturimet drejt Izraelit. Për shkak të shqetësimeve të sigurisë, zviceranët pezulluan përkohësisht trafikun ajror në Tel Aviv nga e shtuna në mbrëmje deri të hënën. Perreira dhe Hügli u përpoqën të merrnin bileta. Por “gjithçka është anuluar ose shitur”, tha gruaja berneze.
“Kemi pasur 60 sekonda nga zhurma e sirenave deri në goditjen e një rakete”, tregoi ajo tutje.
Ata nuk mund të largohen më nga hoteli. Edhe pse forcat e armatosura izraelite kryejnë sulmet e para hakmarrëse kundër Hamasit, Tel Avivi vazhdon të bombardohet nga grupi Hamas.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026










