Futboll
Rrëfimi i Kolollit: Puna në McDonald’s, kikboksi, Kosova dhe Challandes
Futbollisti i Kosovës dhe Zurichut, Benjamin Kololli në një intervistë për mediat zviceranë ka treguar për karrierën e tij jo të zakonshme prej futbollisti
Benjamin Kololli po shkëlqen këtë sezon në Zvicër me Zurichun, derisa është një nga futbollistët më të dalluar në Përfaqësuesen e Kosovës.
Në një intervistë për “NZZ”, ka rrëfyer për jetën dhe karrierën e tij, përcjell albinfo.ch.
Fillimisht foli për rastet me Covid-19 në skuadrën e tij, Zurich. “Isha i befasuar sepse kishin vetëm një simptomë ose asnjë. Ata janë të gjithë mirë dhe shpresoj se do ta kalojnë sa më shpejt këtë situatë. Isha i tronditur për këtë situatë. Shëndeti u pa se sa i rëndësishëm është”, u shpreh Kololli.
Por, ai nuk ka pasur një karrierë të zakonshme. “Karriera ime nuk është e zakonshme për një lojtar futbolli. Kur isha 17-vjeçar ndalova së luajturi futboll dhe fillova të merrem me kikboks. Kur u mbyll klubi i kikboksit, fillova të merrem sërish me futboll. Gjithashtu kam punuar në një diskotekë, te gardëroba, si dhe në kuzhinë në McDonald’s. Isha në praktikë për 3 muaj, por isha zënë me shefin dhe e lashë”, shton tutje ai.
Benjamini ishte akuzuar se është homofobik, por ka thënë se është keqkutpuar.
Kosova ka shumë rëndësi për të. “Është vendi im. Kombëtarja më afroi edhe më shumë, sepse e vizitoj më shpesh. Më herët shkoja një herë në vit, tash 4-5 herë. Edhe babai im ishte portier në Kosovë, por ai duhet të udhëtonte me dhjetëra kilometra për stërvitje. Edhe dy vëllezërit më të mëdhenj luajnë futboll”, nënvizon Kololli.
Anësori i majtë nuk e fsheh një dialog me Bernard Challandesin. “Unë ia kam thënë shumë herë trajnerit Challandes që nuk jam i kënaqur me pozicionet që më ka vendosur në fushë. Çfarë më ka thënë? Që duhet të ndihmoj ekipin. Jam përpjekur, pavarësisht pozicionit. E kam treguar te Zurich ku mund të jap më të mirën. Është e vërtetë që Challandes ka karakter të fortë, por është gjithashtu një person shumë mirëkuptues. Është një trajner që ka shumë përvojë”, u shpreh ndër të tjera Benjamin Kololli.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar














