E-Diaspora
Rrëfimi i Kryeziut emocionon gjermanët
Në vendlindjen e tij, gjithmonë kanë ekzistuar konfliktet ndërmjet shqiptarëve dhe regjimit serb. Kryeziu tani jeton në Treuchtlingen
Refki Kryeziu nga Kosova dhe Ghulam Hussein kanë treguar historitë e tyre nga vendlindjet e tyre në një mbrëmje të udhëhequr nga Irmgard Scheitler, kryetar i Shoqatës së “Pax Christi”, shkruan albinfo.ch.
Ky rrëfim ishte shumë i gjallë dhe me shumë emocione, sidomos nga Refki Kryeziu, i lindur në vitin 1970 në Kosovë.
Në vendlindjen e tij, gjithmonë kanë ekzistuar konfliktet ndërmjet shqiptarëve dhe regjimit serb. Kryeziu tani jeton në Treuchtlingen.
Ai kreu shkollën e mesme në Prizren në drejtim, kimi-teknik në vitin 1987. Ai kishte humbur nënën e tij, e cila kishte vdekur pasi nuk ishte trajtuar në klinikën serbe.
Si një i ri, ai kishte parë dhe përjetuar sesi shqiptarët ishin gjithmonë të shtypur nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit.
Dhuna e policisë në rrugë nuk ka qenë e rrallë ndaj shqiptarëve. “Kemi qenë të huaj në vendin tonë. Intelektualët ishin arrestuar dhe burgosur.
Kryeziu kishte frikë se do ta merrnin në ushtri dhe do ta dërgonin në luftë. Në vitin 1992 u largua me dy motrat në Gjermani, ku kishte disa vështirësi në fillim.
Kryeziu tani jeton me gruan dhe fëmijën në Treuchtlingen dhe është bërë anëtar në Bavari. Edhe Ghulam Hussain ka treguar historinë e tij shumë emocionuese nga Afganistani.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?











