Lajme
Rregulla të reja për hyrjen në Mbretërinë e Bashkuar nga Zvicra
Përpara se të udhëtoni në Angli duhet t'i dini këto rregulla
Zvicra është aktualisht në ‘listën e gjelbër’ të Mbretërisë së Bashkuar, e cila është kategoria më e ulët e rrezikut që ka Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, përcjell albinfo.ch.
Nga 4 tetori rregullat ndryshuan për banorët e Zvicrës që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar.
Përpara se të udhëtoni në Angli duhet:
-të bëni një test para nisjes për COVID-19 – duhet ta bëni testin 3 ditë përpara se të udhëtoni në Angli,
-të rezervoni dhe paguani për një test 2-ditor për COVID-19 – që do të bëhet pas mbërritjes në Angli,
-të plotësoni një formular për gjetjen e pasagjerëve.
Pasi të mbërrini në Angli, duhet të bëni një test për COVID-19 në ose para ditës 2.
Pas datës 4 tetor udhëtarët e vaksinuar nga pjesa tjetër e listës botërore nuk do të duhet të bëjnë teste para nisjes për Covid-19. Testet e ditës së dytë do të kërkohen ende.
Më shumë informacion rreth rregullave të reja gjenden në këtë faqe. https://www.gov.uk/guidance/travel-to-england-from-another-country-during-coronavirus-covid-19#green-list-rules
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë













