Lajme
Rregulla të reja në udhëtime drejt zonës Schengen nga viti 2021?
Duke filluar nga viti 2021, Bashkimi Evropian do të prezantojë një sistem të ri vizash për udhëtarët që dëshirojnë të shkojnë në vendet e Shengenit. Ky program, i quajtur “ETIAS” ose Sistemi Elektronik i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit ka për qëllim filtrimin e udhëtarëve që vijnë nga vendet e tjera si përgjigje për të siguruar kufijtë evropianë, shkruan abcnews, përcjell Albinfo.ch.
Programi “ETIAS” u mendua në vitin 2016 dhe u deshën katër vjet për t’u aplikuar. Duke filluar nga viti 2021 edhe shqiptarët do të duhet të kenë një “ETIAS” nëse dëshirojnë të vizitojnë një vend të Shengenit. ETIAS është e vlefshme për kufijtë tokësorë, ajrorë dhe detarë, si dhe për udhëtarët, të cilët do të kalojnë vetëm përmes vendeve të Shengenit gjatë rrugës për në destinacionin e tyre përfundimtar.
Si të pajiseni?
Procesi për marrjen e një ETIAS për qytetarët shqiptarë është shumë i thjeshtë dhe i shpejtë. Aplikantëve do t’u duhet vetëm rreth 15 minuta nga koha e tyre për të përfunduar aplikimin, gjë që mund të bëhet nga çdo smartphone, kompjuter ose tabletë që ka qasje në internet. Rezultati dërgohet menjëherë në adresën e postës elektronike të aplikantit.
Çfarë dokumentesh duhen për të marrë ETIAS?
Një pasaportë, që duhet të jetë e vlefshme për të paktën tre muaj nga data kur udhëtari planifikon të hyjë në zonën Shengen. Nëse pasaportave u kanë mbetur më pak se tre muaj, ne rekomandojmë të merrni një pasaportë të re përpara se të aplikoni për ETIAS.
Një mënyrë për të paguar tarifën e aplikimit, të tilla si një kartë krediti ose debiti. Një adresë emaili për të marrë njoftime në lidhje me statusin e ETIAS të aplikuesit. Pasi të plotësohen të gjitha këto kërkesa, udhëtarët mund të vazhdojnë me aplikimin e tyre ETIAS.
Procesi i aplikimit ETIAS për qytetarët shqiptarë
Aplikimi ETIAS për shqiptarët është i thjeshtë dhe merr më pak se 15 minuta. Aplikimi do t’u kërkojë udhëtarëve disa detaje personale, duke përfshirë;
Emri i plotë, data e lindjes, gjinia, kombësia, informacion për pasaportën (numri, data e lëshimit, data e skadimit), informacioni i kontaktit (adresa e shtëpisë, numri i telefonit), adresa e emailit.
Do të ketë gjithashtu një seksion që kërkon detajet e udhëtimit, duke përfshirë pikën e pritshme të hyrjes në Zonën Shengen, si dhe një itinerar të thjeshtë të planeve të tyre të udhëtimit. Udhëtarët gjithashtu do të duhet t’u përgjigjen disa pyetjeve në lidhje me shëndetin dhe sigurinë e tyre, siç janë të dhënat e tyre kriminale.
Nëse aplikanti zbulohet se ka shkruar informacion të pasaktë ose mashtrues, autoritetet e ETIAS kanë të drejtë të refuzojnë aplikimin. Në këtë rast, aplikanti mund të ri-aplikojë duke përdorur informacionin e saktë.
Në fund të procesit, udhëtarëve do t’u kërkohet të paguajnë një tarifë aplikimi në mënyrë që të paraqesin formularin e tyre. Aplikantët mund ta bëjnë këtë duke paguar me një kartë debiti ose krediti të vlefshme.
Sa kohë duhet për të marrë ETIAS nga Shqipëria?
Megjithëse koha e përpunimit për të marrë një ETIAS për qytetarët shqiptarë është e menjëhershme, ajo mund të zgjasë deri në 72 orë (tre ditë pune) në rast vonesash ose festash zyrtare.
ETIAS është e vlefshme për 3 vjet nga data e lëshimit. ETIAS u jep mbajtësve një qëndrim 90-ditor në zonën Shengen brenda çdo periudhe 180-ditore.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026 Orari i ri i trenave të Zvicrës për vitin 2026 hyn në fuqi më 14 dhjetor.... -
Zvicra nënshkroi kontratën për tetë avionët e parë F-35 -
Pse autoritetet e Cyrihut po i anashkalojnë intervistat për natyralizim? -
Skuteri godet vajzën 5-vjeçare në vendkalim për këmbësorë në Aargau -
SBB do të rinovojë trenat me dy kate për më shumë komoditet













