Lajme
Rregullat dhe kostoja e punës në shtëpi po diskutohet ende në Zvicër
Që nga kjo javë, puna nga shtëpia rekomandohet përsëri kudo që të jetë e mundur nga qeveria zvicerane.
Në Zvicër, sipas Zyrës Federale të Statistikave, numri i të punësuarve që punojnë nga shtëpia është dyfishuar nga 25% në 50%.
Një analizë nga instituti ekonomik IFO në Mynih ka treguar se ‘zyra në shtëpi’ është një masë efektive kundër virusit: krahasimi i statistikave të telepunimit kundër niveleve të infeksionit, zbuloi se rajonet gjermane më të afta për të zbatuar teleworking panë një përhapje më të ngadaltë të Covid-19.
Por sapo virusi të zhduket, a do të vazhdoj fenomeni i zyrës në shtëpi?
Aspak, thotë Organizata Ndërkombëtare e Punës me bazë në Gjenevë (ILO), e cila beson se përvoja e tanishme me telepunimin do të ketë një efekt afatgjatë mbi mënyrën dhe vendin ku ne punojmë. Gjetjet e ILO-s përsëriten nga sondazhe të tjera, përfshirë platformën e rrjeteve sociale Xing që raportoi 85% të menaxherëve të personelit duke thënë se opsioni i zyrës në shtëpi do të vazhdonte pasi Covid-19 të qetësohej, shkruan swissinfo.ch, përcjell albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Mediamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër Autoriteti zviceran i barnave, Swissmedic, ka autorizuar për herë të parë një medikament që mund të... -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud -
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video”













