Lajme
Rregullat e karantinës në Zvicër
Arritjet nga vendet 'me rrezik të lartë' do të kërkohet të karantinohen në Zvicër. Ja çfarë duhet të dini
Njerëzve nga disa vende me rrezik të lartë që hyjnë në Zvicër do t’u kërkohet karantinë.
Kushdo që kërkohet të bëjë karantinë duhet ta bëjë këtë për një periudhë dhjetë ditore.
Qeveria Zvicerane ju rekomandon që të mbani 1,5 metra distancë nga njerëzit, të vishni një maskë dhe të shmangni transportin publik.
Vendet në listën e karantinës së Zvicrës po azhurnohen vazhdimisht.
Kur të arrini në Zvicër, ju duhet të kontaktoni autoritetet shëndetësore kantonale brenda dy ditësh, shkruan The Local, përcjell albinfo.ch.
Edhe nëse keni dëshmi të një testi negativ, përsëri do t’ju kërkohet të bëni karantinë për dhjetë ditë.
Për dhjetë ditë pas mbërritjes tuaj në Zvicër duhet të qëndroni në shtëpinë tuaj ose në ndonjë strehim tjetër të përshtatshëm pa dalë jashtë.
Ju kërkohet të shmangni kontaktin me njerëzit e tjerë.
Ju mund të lini karantinën pas dhjetë ditësh vetëm nëse nuk keni simptoma.
Qeveria Zvicerane ka bashkuar udhëzime të hollësishme të karantinës në anglisht.
Kushdo që nuk arrin të bëjë karantinë për një periudhë dhjetë ditore do të dënohet me gjobë deri në 10,000 franga zvicerane.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Cilat janë standardet në Zvicër për importin e barnave? Zyra Federale e Doganave dhe Swissmedic ndalojnë importin e barnave nga jashtë kur tejkalohen sasitë e... -
Dhjetë specializantët nga Kosova arrijnë në Zvicër për trajnimet e organizuara nga LMShZ -
Ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë -
Kantoni i Bernës është gati ta quajë feminicidin me emrin e saj të vërtetë -
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet













