Lajme
Rregullatori Evropian i Ilaçeve bën thirrje për kujdes me vaksinën ruse
Përfaqësuesja e Lartë e Agjencisë Evropiane për Ilaçe, Christa Wirthumer-Hoche, u ka bërë thirrje shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që të mos e rekomandojnë në nivel kombëtar përdorimin emergjent të vaksinës ruse kundër COVID-19, derisa agjencia t’i hulumtojë hollësisht sigurinë dhe efikasitetin e saj.
Ekspertja evropiane ka thënë se për vlerësimin përfundimtar nevojitet pajisja me dokumentacionin e plotë. Kjo ngase mungojnë të dhënat për personat e vaksinuar me këtë kurë dhe për këtë arsye ajo ka rekomanduar anëtaret e bllokut që të mos e miratojnë “Sputnikun” për përdorim emergjent.
Ajo, madje, ka përjashtuar mundësinë që vaksina ruse të ofrohet në listën për vaksinim në vendet e BE-së. Kjo gjë u bë e ditur në ditën kur kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Leyen, ka thënë se pritet që deri në prill më shumë se 100 milionë doza vaksinash të distribuohen në bllok për çdo muaj.
E-Diaspora
-
Itali: Arrestohet 36-vjeçari shqiptar, dyshohet se i vuri flakën banesës së ish-partneres Ngjarja ndodhi në “Corso Ho Chi Min”, ku zjarri shkaktoi dëme të mëdha materiale, ndërsa dy... -
Gjermani
Wizz Air korrigjon emërtimin e Prishtinës, pas reagimit qytetar dhe ndërhyrjes diplomatike -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë












