Lajme
Rregulloret e reja të parkimit hyjnë në fuqi në Fribourg: ora e parë falas
Që prej 1 dhjetorit, drejtuesit e automjeteve në qytetin e Fribourg-ut mund të përfitojnë nga ora e parë e parkimit falas. Kjo masë vjen si rezultat i një nisme popullore të miratuar në qershor 2024 me 58% të votave pro. Megjithatë, parkimi nuk është më automatikisht falas gjatë intervalit 12:00–13:00.
Kjo orë e parë falas, e paraqitur si mbështetje për bizneset dhe restorantet lokale, nuk ishte e dëshiruar nga Këshilli Komunal, i cili paralajmëron humbje të mëdha financiare — pasi ora e parë ka qenë historikisht më fitimprurësja.
Autoritetet vlerësojnë humbjen potenciale në 3.6 milionë franga, ndërkohë që makinat e parkimit prodhuan rreth 4.2 milionë franga gjatë vitit 2023. Sipas Këshillit Komunal, ekziston rreziku që shumica e drejtuesve të mos qëndrojnë më shumë se një orë në qendër të qytetit, çka do të zbehte ndikimin pozitiv për tregtarët dhe restorantet.
Në një intervistë për edicionin e lajmeve të 12:45 në RTS, këshilltari komunal Pierre-Olivier Nobs shprehu hapur skepticizmin e tij:
“Nismëtarët pretendojnë se humbja do të kompensohet nga të ardhurat shtesë tatimore të gjeneruara nga bizneset. Shpresojmë që nga 1 dhjetori të shohim rezultatet e mëdha që do të sjellin klientët për bizneset e qytetit!”, u shpreh ai me ironi.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave











