Bota
Rregullorja e re në BE: Paga duhet të bëhet publike në njoftime
Paga nuk do të jetë më një argument tabu në intervistat për punë dhe nuk do të jetë më kandidati ai që do të bëjë pyetje në lidhje me pagesën
Sipas një rregulloreje të re që pritet të miratohet në Bashkimin Evropian, paga do të duhet të bëhet publike që në njoftimet për punë. Punëdhënësi në këtë mënyrë do të jetë i detyruar të jetë i qartë para intervistës së punës dhe vendet anëtare kanë 3 vjet kohë për t’u përshtatur me këtë risi.
Paga nuk do të jetë më një argument tabu në intervistat për punë dhe nuk do të jetë më kandidati ai që do të bëjë pyetje në lidhje me pagesën.
Kjo e fundit duhet të jetë transparente që në momentin e parë, madje nëse do të jetë e mundur që në publikimin e njoftimit për vendin e punës.
Këtë e vendos një rregullore e re evropiane, e propozuar nga komisioni në mars të vitit 2021 e që tashmë ka marrë miratimin e Parlamentit Evropian, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
Mes risive kryesore në këtë rregullore është artikulli 5, i cili parashikon detyrimin për sipërmarrjet që të tregojnë qartë nivelin e pagës fillestare që do të përfitojë kandidati për postin që do të mbulojë. Pra, informacionet për poagën duhen dhënë që në njoftimin për punësimin, para intervistës dhe para se kandidati të pyesë për ‘të.
Tashmë është radha e këshillit evropian që të japë miratimin përfundimtar. Pas publikimit të rregullit në faqen zyrtare, vendet anëtare do të kenë tre vjet kohë për t’u përshtatur, duke vënë në fuqi rregullat e reja dhe miratuar të gjitha masat e domosdoshme.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel











