Kosova
Rreth 100 mijë banorë, nga Shqipëria e Kosova, u larguan nga vendet e tyre
Ekonomisti e profesori universitar, Fadil Sahiti, thotë se trendi i ikjeve të shqiptarëve nga Shqipëria e Kosova është bërë shqetësues.
Ka kujtuar se gjatë vitit të kaluar Shqipërinë e lanë 62 mijë qytetarët, e Kosovën mbi 34 mijë.
Përmes një postimi në Facebook, është bazuar nga të dhënat e EUROSTAT-it, dhe ka theksuar se shqiptarët që ikin shkojnë kryesisht në Itali, Greqi e Gjermani.
“Sa shqiptarë kanë ik nga Shqipëria dhe Kosova gjatë 2018? Shqiptarët po vazhdojnë të ikin nga atdheu i tyre. Ky trend është shqetësues. Sipas EUROSTAT, gjatë vitit të kaluar Shqipërinë e kanë lënë 62,000 qytetarë, ndërkaq Kosovën 34,500 qytetarë. Shumica e njerëzve që e lëshojnë Shqipërinë shkojnë në Itali (23,000), Greqi (17,000) dhe Gjermani (10,000)”, ka shkruar Sahiti.
Sahiti thotë se qytetarët e Kosovës shkojnë më shumë në Gjermani – 19,000 – pastaj Slloveni dhe Itali.
“Nga vendet e Ballkanit perëndimor prin Shqipëria me 62,000 mijë, Bosnja dhe Hercegovina 53, 500, Serbia me 51,000, Kosova 34,500, Maqedonia veriore me 24,300, Mali i Zi me 3,000. Në proporcion me numrin e popullsisë, prap prinë Shqipëria me 2.2 % të popullsisë që kanë lëshu vendin, nga Kosova largohen 2%, Bosnja 1.5%, Serbia 1.3% dhe Maqedonia e Veriut me 1.2 %. Së paku në dicka jemi të parët ne Ballkan dhe më gjerë :). Lum na për qeveritë që i kemi!”, ka përfunduar Sahiti, raporton kohanet, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje Parlamenti i Kantonit e miratoi këtë masë me votat e SVP-së dhe FDP kundër qendrës/së majtës... -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025











