Kosova
Rreth 100 pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhanë dorëheqjen më 2023
Duket se sfidat me të cilat po përballet Policia e Kosovës nuk janë vetëm financiare
Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, ka bërë të ditur se vetëm gjatë vitit të kaluar, 86 pjesëtarë të Policisë kanë dhënë dorëheqjen, duke mos përfshirë dhjetorin, shifër që mund të shkojë deri në 100.
Zeqiri thekson se shkaqet përfshijnë kushtet jo të favorshme të punës dhe pagat jo të mjaftueshme, si dhe një trajtim jo të duhur pas pensionimit, me pensione që nuk kalojnë 100 euro, ka thënë ai për RTV Dukagjini.
Duket se sfidat me të cilat po përballet Policia e Kosovës nuk janë vetëm financiare.
Zeqiri shtoi se forcat e rendit kanë kapacitet dhe vullnet për të mbrojtur rendin dhe qetësinë, por kanë nevojë për “duart e lira” – një kritikë e koduar për nevojën e autonomisë së plotë operative dhe një buxhet më të madh për të përmbushur detyrat e tyre, përcjell albinfo.ch.
“Policia e Kosovës ka kapacitet, por mbi kapacitetin e ka vullnetin, dhe dëshirën për të mbrojtur rend, qetësi publike dhe integritet të këtij vendi, prandaj besojë shumë së ka edhe kapacitete edhe mundësi që ta mbrojë këtë vend, vetëm iu duhen duart e lira, gjë që i ka duart e lira për të vepruar në çfarë do situate në mënyrë ligjore dhe kushtetuese, përndryshe nëse ndalim për kapacitetet luftarake të vendeve të tjera definitivisht ajo është një çështje tjetër që këtë mund ta vlerësoje vetëm më ekspertët”, u shpreh ai.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












