Kosova
Rreth 2 milionë përdorues të telefonisë mobile në Kosovë
Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) ka njoftuar se numri total i përdoruesve të telefonisë mobile në fund të tremujorit të parë (TM4-2023) është 1,891,934 përkatësisht për 2.6% më i ulët krahasuar me tremujorin paraprak, ndërsa 7.5% me i lartë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar TM1-2023).
ARKEP njofton se penetrimi i shërbimeve të telefonisë mobile në periudhën raportuese ka zbritje nga tremujori paraprak për 2.8 pikë të përqindjes, ndërsa me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM1 2023) ka ngritje për 7.2 pikë të përqindjes. “Penetrimi i shërbimeve të telefonisë mobile tani është në nivelin 104.2% të numrit të popullsisë”.
Në periudhën TM1 2024 numri i parapaguesve të telefonisë fikse është 69,330, që paraqet një rritje prej 3.5% në krahasim me tremujorin e kaluar.
“Norma e penetrimit të telefonisë fikse në Kosovë në këtë tremujor është 3.82%. Norma e penetrimit të telefonisë fikse në Kosovë vazhdon të jetë shumë e ulët krahasuar me vendet e rajonit, e sidomos me shtetet e BE-së”, njofton ARKEP.
ARKEP njofton se struktura e parapaguesve të telefonisë fikse si raport në mes të parapaguesve individualë dhe parapaguesve të biznesit është 25.6% – 74.4% .
“Numri i linjave të internetit me qasje fikse brez gjerë deri në TM1 2024 i raportuar nga operatorët shënon shifrën 375,695 parapagues të internetit. Nga kjo vërehet një rënie prej 2.6% në krahasim me TM4 2023, respektivisht rritje e papërfillshme prej 0.1% në krahasim me TM1 2023. Ndërsa, penetrimi i internetit përmes qasjes fikse brezgjerë në internet për ekonomi familjare është 126.5%, përkatësisht penetrimi i internetit sipas banorëve (për 100 banorë) rezulton të jetë 20.7%”.
Numri i përdoruesve të shërbimeve të internetit mobil (Mobile Broadband) apo qasja në internet përmes rrjetit mobil 3G dhe 4G në periudhën TM4 2023 ka arritur në 1,619,390 ngritje prej 1.3% krahasuar me TM4 2023, dhe gjithashtu rritje prej 4.1% krahasuar me TM1 2023.
“Trendi i numrit të parapaguesve të qasjes në internet përmes rrjetit mobil që nga fillimi i ofrimit të këtyre shërbimeve në treg është karakterizuar me një rritje të vazhdueshme. Në periudhën raportuese (TM1 2024) penetrimi i qasjes mobile është 89%, ndërsa i asaj fikse 21 % për banor”, thuhet në raportin “Pasqyra e tregut të KE -Indikatorët kryesorë për TM1 2024”.
Raporti i rregullt i indikatorëve kryesorë të tregut është përgatitur në bazë të të dhënave zyrtare të dorëzuara nga operatorët e shërbimeve të komunikimeve elektronike të cilët janë të autorizuar nga ARKEP për ofrimin e shërbimeve të komunikimeve elektronike (telefonisë fikse, mobile, internetit dhe linjave me qira).
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem Për të qëndruar brenda kufirit të kostos, paratë potencialisht do të ishin të mjaftueshme vetëm për... -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord












