CH-Ballkani
Rreth 2300 votues nga diaspora për zgjedhjet lokale
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri më tani janë regjistruar 2 mijë e 296 votues për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 tetor
Regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës është duke vazhduar, proces që do të zgjasë deri më 23 gusht, raporton albinfo.ch.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri më tani janë regjistruar 2 mijë e 296 votues për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 tetor.
“Prej datës 16 korrik kur ka filluar kjo periudhë e deri të martën, numri i aplikimeve për t’u regjistruar si votues jashtë vendit është: 2 mijë e 296. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve inkurajon të gjithë qytetarët me të drejtë vote, që jetojnë jashtë Kosovës dhe që t’i plotësojnë kriteret ligjore përkatëse, që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës dhe pastaj edhe të votojnë në Zgjedhjet Lokale të 22 tetorit”, thuhet në njoftimin për media të KQZ-së.
Të gjitha informacionet lidhur me mënyrën e aplikimit dhe dokumentacioni tjetër i domosdoshëm është i publikuar në faqen e KQZ-së, në këtë link. http://www.kqz-ks.org/sq/votimi-jashte-vendit
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva ende nuk mund të bjerë dakord për buxhetin e vitit 2026 Bllokimi buxhetor i Gjenevës po zgjatet. Këshilli Shtetëror i Gjenevës ka paraqitur një projektbuxhet të ri... -
Karin Keller-Sutter bën kallëzim penal për fyerje seksiste në internet -
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër gjatë muajit prill 2026? -
Swisscom rrit çmimet për abonimet nga sot -
Swiss Post prezanton shërbimin e letrës digjitale











