Lajme
Rreth 40% e marinsave amerikanë kanë refuzuar vaksinën e koronavirusit
Rreth 40% e efektivëve të Marinës së Shteteve të Bashkuara nuk kanë pranuar të marrin vaksinën e koronavirusit, raporton CNN, sipas të dhënave të siguruara nga vetë dega e ushtrisë amerikane.
Deri të enjten, rreth 75500 marinsa kishin marrë të paktën një dozë të vaksinës, por 48000 të tjerë kanë zgjedhur të mos e marrin, duke e çuar në 38,9% nivelin e refuzimit. Por janë ende 102 mijë efektivë të Marinës, të cilëve nuk iu është ofruar doza e parë e vaksinës.
Zëdhënësja e Korpusit të Marinsave, Kelly Frushour, tha se ka arsye të ndryshme për këtë shkallë refuzimi, përfshirë edhe vendimi për të lejuar të tjerët të vaksinohen para personelit ushtarak. “Ata që refuzojnë, por më pas ndryshojnë mendje, mund të vaksinohen sapo t’u shfaqet mundësia tjetër”, tha ajo.
Ushtria amerikane nuk mund t’i bëjë të detyrueshme vaksinat, sepse procesi i vaksinimit po bëhet përmes autorizimit për përdorim emergjent nga FDA. Por, zyrtarë të ndryshëm thonë se ngurrimi vjen në pjesën më të madhe të rasteve për shkak shpejtësisë me të cilën u realizuan dhe prodhuan vaksinat.
Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka një personel ushtarak prej 2,2 milionë efektivësh. Por, gjendja e gatishmërisë mund të preket edhe nëse niveli i refuzimit total të vaksinimit është 10%.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?











