Kosova
Rreth 40 zyrtarë nga Kosova, në samitin e Berlinit
Në samitin e Berlinit që po mbahet sot në Gjermani, përveç kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe presidentit Hashim Thaçi, po marrin pjesë edhe dhjetëra zyrtarë nga Qeveria e Kosovës.
KosovaPress mëson se rreth 40 zyrtarë nga Qeveria kanë udhëtuar për në Gjermani. Ndërsa, sipas zëdhënëses së Qeverisë, gjashtë pjesëmarrës janë vetëm nga Zyra e Kryeministrit. Gjithashtu, pjesë e takimit është edhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli dhe këshilltari i tij, Jetlir Zymberaj, përcjell albinfo.ch.
Po ashtu, një numër i zyrtarëve që kanë udhëtuar për në Berlin janë edhe nga Zyra e Presidentit të Kosovës, ku zyrtarë për media, edhe pse janë kontaktuar, nuk janë përgjigjur.
Kurse, shoqëria civile konsideron se është krijuar një mendësi e keqe, e cila po i kushton jo vetëm politikisht, por edhe në aspektin financiar Kosovës, me dhjetëra-mijëra euro.
Zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Donjeta Gashi, thotë nëpërmjet telefonit se kosto e shpenzimeve në samitin e Berlinit do të bëhet publike pas kthimit të delegacionit.
“Pesë janë prej Zyrës së kryeministrit, ku bëjnë pjesë këshilltarët dhe zyrtari i protokollit, plus edhe kryeministri. Unë nuk e di sa është kostoja e shpenzimeve. Për kryesuesin e delegacionit dhe një pjesë të stafit përcjellës, shpenzimet janë të mbuluara nga Gjermania, ndërsa pjesa tjetër e stafit përcjellës, janë të mbuluara me shpenzimet e Zyrës së Kryeministrit”, thotë Gashi.
Artan Murati nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) thotë për KP se është bërë një tendencë tanimë që për secilin takim në të cilin Republika e Kosovës merr pjesë jashtë vendit, takimi të shndërrohet në ekskursion me shumë njerëz të panevojshëm, të cilët udhëtojnë bashkë me liderët shtetërorë, përcjell albinfo.ch.
Ai thotë se rreth 12 mijë euro mund t’i kushtojnë buxhetit të Kosovës vetëm biletat për të udhëtuar drejt Berlinit, ku po mbahet takimi me udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor.
Ndryshe, mbi 12.5 milionë euro të taksapaguesve kosovarë janë shpenzuar për udhëtime zyrtare jashtë vendit, nga njerëzit e pushtetit gjatë vitit 2018.
Krahasuar me vitin 2017, ka pasur një rritje prej 24.7 për qind të këtyre shpenzimeve, apo gati 2.5 milionë euro më shumë.
E-Diaspora
-
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër (KMSHZ) njofton të gjithë besimtarët dhe besimtaret që jetojnë dhe veprojnë... -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos
Jeta në Zvicër
-
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen Njerëzit që kalojnë Zvicrën vetëm me makinë do të duhet të paguajnë një tarifë në të... -
Ky qytet zviceran arrin rezultate pozitive pas tre vitesh shitje të kontrolluara të kanabisit -
Parlamenti vazhdon të mos pajtohet për financimin e pensionit të 13-të -
Çfarë është një “ekstrakt i regjistrave kriminale” dhe për çfarë nevojitet në Zvicër? -
Për cilat poste politike zvicerane mund të kandidojnë shtetasit e huaj të natyralizuar?













