Kosova
Rreth 50 mijë votues janë regjistruar jashtë Kosovës
Procesi i regjistrimit të votuesve nga diaspora për zgjedhjet e ardhshme në Kosovë po shënon progres, me rreth 50 mijë persona të regjistruar deri më sot.
Rreth 50 mijë votues janë regjistruar jashtë Kosovës.
Megjithatë, afati për regjistrim po i afrohet fundit. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), të gjithë qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit duhet të regjistrohen deri më 26 dhjetor 2024, për të pasur të drejtën e votës.
Kryeministri Kurti, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, gjithashtu i ka bërë thirrje mërgatës që të regjistrohen sa më parë dhe mos ta lënë ditëve të fundit.
“Pa regjistrim nuk mund të votoni, prandaj ftojmë të gjithë bashkatdhetarët tanë që ende nuk janë regjistruar të veprojnë sa më parë”, shkruan Kurti.
Për të kryer procesin e regjistrimit, qytetarët duhet të përdorin platformat online të ofruara nga KQZ, ose të dërgojnë dokumentacionin e kërkuar përmes postës elektronike apo asaj tradicionale.
E-Diaspora
-
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve Pjesëmarrësit tashmë kanë filluar të eksplorojnë koncepte kyçe si diplomacia kulturore, standardet bashkëkohore të mikpritjes...... -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës
Jeta në Zvicër
-
Ofertuesi paguan 262,000 CHF për targën “ZH 11” Targa e makinës së Cyrihut “ZH 11” është shitur për 262,000 CHF në një ankand online.... -
Eksportet e orëve zvicerane në krizë -
Gjithçka që ndryshon në jetën në Zvicër nga janari i 2026-ës -
SMG: Qiratë shënojnë rritje pothuajse kudo në Zvicër -
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris










