Kosova
Rreth 79 për qind e qytetarëve në Ballkan emigrojnë për paga më të larta
Korrupsioni faktor madhor
Raportohet se rreth 79 për qind e shqiptarëve dhe e qytetarëve të tjerë në vendet e Ballkanit Perëndimor emigrojnë në vende të tjera për paga më të larta, përcjell albinfo.ch.
Referuar statistikave nga një anketë që OECD (Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik) realizoi këtë vit në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria ka përqindjen më të lartë te të rinjtë deri në 24 vjeç që emigrojnë.
Të anketuarit u pyetën për arsyet e tyre kryesore që i shtyjnë ata të emigrojnë për t’u zhvendosur në një vend tjetër. Nga një listë me 13 arsye të mundshme, 79 për qind e të anketuarve renditen pagat më të larta si arsyen më të rëndësishme për të lënë vendin e tyre.
Një grup faktorësh që nxisin emigrimin nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëri, Kosovë, Serbi, Bosnjë, Maqedoni, Mal i Zi përfshijnë, ndër të tjera, lidhen me standardet më të ulëta të jetesës në krahasim me vendet e destinacionit, nivele më të larta të korrupsionit dhe paqëndrueshmëria politike.
Anketa evidentoi se dobësitë në tregun e punës dhe pagat e ulëta krijojnë stimuj për emigracion nga Ballkani Perëndimor. Norma mesatare e papunësisë në rajon është më e lartë se dyfishi i mesatares së OECD-së, duke filluar nga 9 për qind në Serbi, 12 për qind në Shqipëri dhe deri në 26 për qind në Kosovë.
Të punësuarit marrin mesatarisht paga shumë më të ulëta se punonjësit në destinacionet kryesore të BE-së. Për shembull, pagat minimale mujore në Gjermani dhe Francë dy herë më të larta se në Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Serbi, dhe gati katër herë më e lartë se në Shqipëri.
Sistemet arsimore të Ballkanit Perëndimor shfaqin dobësi të forta duke u bërë shkak për emigracion. Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA) tregon se mesatarisht gjysma e të gjithëve 15-vjeçarëve në rajon nuk i arrijnë aftësitë bazë në shkrim-leximit apo në matematikë. Më shumë se dy të pestat e bizneseve të anketuara në rajon përmendin mungesën e aftësive të aplikantëve si arsye për vendet e lira të paplotësuara.
Mospërputhja midis ofertës për aftësi dhe kërkesës për punë po stimulon të rinjtë në veçanti të kërkojnë mundësi të përshtatshme pune jashtë vendit. Kjo është më e dukshme në Shqipëri, e cila ka përqindjen më të lartë te të rinjve deri në 24 vjeç që emigrojnë.
Anketa evidentoi se, zhvillimi i sektorit privat pengohet nga një klimë sfiduese e biznesit, nivele të larta të korrupsioni dhe lidhjet e dobëta ndërmjet investimeve të huaja direkte (IHD) dhe sektorëve vendas. Për më tepër, më shumë se një e pesta e bizneseve në Ballkanin Perëndimor e identifikojnë korrupsionin si një pengesë kryesore për të bërë biznes në rajon.
“Një mjedis i tillë pengon potencialin për rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës, të cilat nga ana e tyre mund të përforcojnë faktorët e emigrimit”, thuhet në studimin e OECD-së.
Anketa vë në dukje se normat e larta të emigrimit mund të çojnë në mungesë të aftësive dhe në shtrembërime të tregut të punës në Ballkan. Nivele të larta emigracioni mund të rezultojë në një humbje të investimeve në kapitalin njerëzor dhe të pengojë rritjen e produktivitetit.
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Parlamenti mund të vendosë për ndalimin e simboleve naziste Veç kryqit të thyer do të ndalohen edhe përshëndetja e Hitlerit dhe simbolet e modifikuara, siç... -
Cyrihu do të vazhdojë të kufizojë ndihmën sociale për refugjatët ukrainas -
Stuhi të forta sjellin breshër dhe bubullima në Zvicër -
Influencuesi lirohet nga akuzat për nxitje të urrejtjes ndaj të huajve -
Stuhia goditi masivisht Cyrihun, raportohet për dëme materiale












