Lajme
Rreth 80 për qind e shqiptarëve nuk kanë lexuar libër vitin e fundit
Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania se sa libra kanë lexuar shqiptarët në Shqipëri, gjatë vitit 2022, 74.8 për qind e tyre, janë përgjigjur asnjë.
Ndërkohë, vetëm 7.6 për qind kanë lexuar një libër, 11.8 për qind e tyre kanë lexuar 2-3 libra, 2.7 për qind kanë lexuar 4-5 libra dhe 2.3 për qind më shumë se 5 libra.
Kjo shifër rritet kur vjen puna për të blerë libra, pasi 78.2 për qind e shqiptarëve nuk kanë blerë asnjë libër përgjatë vitit 2022. Ndërkohë, 7.2 për qind e shqiptarëve kanë blerë vetëm 1 libër, 10 për qind e tyre kanë blerë 2-3 libra, 1.9 për qind kanë blerë 4-5 libra dhe 1.9 për qind e tyre kanë blerë më shumë se 5 libra.
Shumica shqiptarëve jo vetëm që nuk blejnë libra, por as nuk dhurojnë. 74.8 për qind e të pyeturve nuk kanë dhuruar një libër, ndërkohë që pozitivisht janë përgjigjur vetëm 25.2 për qind e tyre. 74.1 për qind e shqiptarëve nuk kanë marrë një libër dhuratë dhe vetëm 25.5 për qind kanë marrë.
Gjetjet janë të Barometrit në Euronews Albania, realizuar gjatë periudhës 28 tetor-7 nëntor 2022, kryer nga MRB dhe Data Centrum, në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë, transmeton Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
SHBA
Ermona Meshi diplomon në SHBA dhe nderohet me medaljen prestigjioze “US Diplomatic Medal” Togerja e FSK-së vlerësohet si studente ndërkombëtare e dalluar në Adjutant General School të Ushtrisë Amerikane... -
Prishtinë
‘Rame Lahaj International Opera Festival’ rikthehet me edicionin e gjashtë në Prishtinë këtë korrik -
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër shpërndan mesazhin për Samitin e Diasporës: Ftesë për bashkim dhe angazhim global -
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të katërtit për nga numri -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen
Jeta në Zvicër
-
Zjarri në Crans-Montana: 38 të lënduar ende duke u trajtuar 38 nga 115 personat e plagosur në katastrofën zvicerane të zjarrit në Crans-Montana ende po trajtohen... -
Një person në Zvicër ka fituar pothuajse 23 milionë franga në Loto -
Zvicër: 15-vjeçari humb jetën nga goditja me tren -
Pranvera në Zvicër, temperaturat deri në 23°C -
Chair nis fluturime të reja verore drejt Spanjës











