Lajme
Rrezik i shtuar i zjarreve në pyje në lartësi të mëdha për shkak të thatësirës
Thatësira po rrit rrezikun e zjarreve në pyje në disa rajone malore të Zvicrës. Kantonit të Bernës, për shembull, u ka bërë thirrje autoriteteve dhe qytetarëve për vigjilencë të shtuar në përdorimin e zjarrit dhe fishekzjarrëve në zonat me diell dhe pa mbulesë bore.
Zonat e prekura ndodhen mbi rreth 1.000 metra mbi nivelin e detit, kryesisht në Oberland-in e Bernës dhe në Jura-n bernese, bëri të ditur të martën Zyra Kantonale për Pyje dhe Rreziqe Natyrore. Sipas kësaj zyre, niveli i rrezikut nga zjarret në pyje aktualisht është 2 nga 5, që përkufizohet si “rrezik i moderuar”.
Si pasojë, kantoni rekomandon që zjarret të lihen vetëm pasi të jenë shuar plotësisht dhe të jenë ftohur. Në kushte me erë, këshillohet që të mos ndizet asnjë zjarr. Ndërkohë, në zonat më të ulëta, ku ditët e fundit ka pasur shpesh mjegull ose ngrica, rreziku i zjarreve të pakontrolluara në pyje apo në hapësira të hapura mbetet i ulët.
Niveli i rrezikut 2 vlen gjithashtu për shumë zona të kantonit Graubünden (Grisons), Ticino, si dhe për Lihtenshtajnin, sipas hartës së rreziqeve të publikuar të martën nga Zyra Federale për Mjedisin.
Zjarri në Valais-in e Epërm
Për shkak të thatësirës, disa komuna në Valais-in e Epërm kanë vendosur ndalim të plotë të zjarreve. Ky vendim erdhi pas një zjarri që shpërtheu nën një teleferik për ski në vendpushimin turistik të komunës Bellwald. Dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një cigare e hedhur, deklaroi kryetarja e komunës, Jeannine Burgener, për gazetën rajonale Berne Fribourg Valais në radion SRF.
Ndalimi i zjarreve dhe fishekzjarrëve zbatohet veçanërisht në komunat Fiesch dhe Riederalp. Ndërsa në Brig-Glis dhe Naters, rekomandimi i mëparshëm për të shmangur fishekzjarrët dhe zjarret malore është shndërruar tashmë në ndalim zyrtar.
E-Diaspora
-
Këshilli i Shtypit hedh poshtë kritikat për esenë e Kaltërina Latifit mbi diskriminimin e grave kosovare Këshilli i Shtypit nuk e mbështet këtë kritikë. Tekstet që i drejtohen një shoqërie janë gjithmonë... -
Ragip Xhaka jep dorëheqje nga kryetari i degës së PDK-së në Zvicër -
Rritje mbi 40% e shërbimeve konsullore të Kosovës në Cyrih gjatë vitit 2025 -
Ardita Dema Mehmeti: “Një grua shqiptare duhet të dëshmohet dy herë” -
Mediat zvicerane mbi “përfshirjen e zëshme” të diasporës në zgjedhjet kosovare
Jeta në Zvicër
-
Kostot administrative të shëndetësisë zvicerane janë jashtë kontrollit, sipas ekspertëve Arnaud Perrier, president i Akademisë Zvicerane të Shkencave Mjekësore (SAMS), paralajmëron se kostot administrative të sistemit... -
Sezoni i hershëm i gripit ngarkon spitalet -
A do të vazhdojë të forcohet frangu zviceran në vitin 2026? -
Shaqiri lejohet të ndërtojë vilën në Rheinfelden, me kushte -
Shpërthejnë dy bankomatë në Neuchâtel: Shpërndahen kartëmonedha 200 frangëshe













