Lajme
Rreziku i infektimit me virusin korona në Evropë, “i lartë”
Përhapja e virusit korona në Evropë po vazhdon. Numri i rasteve të infektimeve në Evropë është shtuar dukshëm ditët e fundit. Ndaj, po shtohet edhe angazhimi kundër sëmundjes, shkruan DW.
Nuk ka më asnjë kontinent në të cilin nuk janë regjistruar raste të sëmundjes me virusin korona. Organizata Botërore e Shëndetësisë pohon se ndërkohë nga kjo sëmundje kanë vdekur më shumë se 3000 vetë. Ndërsa në mbarë botën janë infektuar deri tani rreth 90.000. Më së shumti në Kinë, rreth 80.000 raste.
Agjencia e Bashkimit Evropian për Shëndetësi (ECDC) e ka ngritur nivelin e rrezikut nga kjo sëmundje nga ai “i moderuar”, në shkallën “i lartë”. Kështu kumtoi Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Bruksel. Kjo do të thotë se ekziston rreziku real i përhapjes së mëtejshme të virusit. Në BE janë regjistruar në përgjithësi deri tani rreth 2100 raste të infektimeve, në 18 vende të ndryshme të BE-së. 38 persona të vendeve të BE-së kanë vdekur deri tani si pasojë e sëmudjes me virusin COVID-19, theksoi komisionerja për Shëndetësinë, Stella Kyriakides. Situata po ndryshon nga dita në ditë, por nuk ka arsye për panik.
Instituti Robert Koch në Gjermani ka publikuar të dhënat e fundit, sipas së cilave, në Gjermani janë dëshmuar deri tani 150 raste të infektimeve me virusin Sars-CoV-2. Vetëm në landin Renani Veriore-Vestfali janë regjistruar deri në mëngjesin e ditës së hënë (02.03) 86 raste të infektimeve. Të dielën në mbrëmje u konfirmua një rast infektimi edhe në Berlin, që do të thotë se deri tani janë konfirmuar rastet e infektimeve në nëntë lande të Gjermanisë.
Instituti Robert-Koch (IRK) pohon se virusi në Gjermani ka qenë deri tani i një formë më të lehtë, përveç në një rast. Por rreziku i infektimeve në Gjermani cilësohet ndërkohë si “i mesëm”, theksoi kryetari i IRK, Lothar Wieler në Berlin. Deri tani ky rrezik është cilësuar si “i ulët apo i mesëm”, që do të thotë se rreziku është rritur. Wieler tha se situata është “dinamike” dhe se gjendja duhet të shihet nga dita në ditë. Lidhur me këtë sëmundje ende nuk ka informacione të mjaftueshme, që do të thotë se nuk mund të jepen as mendime përfundimtare për rrezikun. Nisur nga numri i rasteve, Gjermania renditet në vendin e 10 në botë.
Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, thotë se katër nga pesë raste të sëmundjes korona virusi kalon me pak apo aspak simptoma. Ministri mendon se mbyllja e kufirit gjerman për momentin nuk është e domosdoshme. Ai u deklarua e kundër ndalimit të fluturimeve të drejtpërdrejta me Kinën, sepse kjo do të thoshte se duhet të largohen nga ai vend rreth 30.000 gjermanë. Ministri Spahn u deklarua edhe kundër masave për ndalimin e tubimeve të mëdha apo për mbylljen e sipërmarrjeve ku paraqiten rastet e infektimeve.
Numri më i madh i rasteve të infektimeve në Evropë është regjistruar deri tani në Itali, me rreth 1700, 34 prej tyre kanë vdekur. Italia zë vendin e tretë në përmasat botërore, pas Kinës dhe Koresë së Jugut, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar














