Kosova
RRGK: “Rastet të trajtohen me urgjencë kombëtare”
Sipas RRGK-së, vrasjet e grave duhet të trajtohen me urgjencë kombëtare
Rrjeti i Grave të Kosovës ka reaguar pas vrasjes së Gjyljeta Ukellës në Pejë.
“Ende pa kaluar 5 ditë nga rasti tragjik i vrasjes së gruas në Ferizaj, sot na gjen tragjedia tjetër, ku për viktimë mbeti Gjyljeta Ukella, e vrarë nga bashkëshorti i saj, Edmond Lajçi”.
Sipas RRGK-së, gratë po vriten vetëm pse janë gra, transmeton albinfo.ch.
“Deri më tani të gjitha këto vrasje kanë për motiv gjininë, po vriten gratë vetëm pse janë gra. Burrat po vazhdojnë të mendojnë se ata kanë të drejtë të vendosin për jetën e grave dhe vajzave që i rrethojnë. Në këtë pozitë ku janë vënë gratë dhe vajzat, reagimi ynë po duket pa ndonjë ndikim”.
RRGK shton se sot e gjithë shoqëria duhet të bëhet zëri i grave dhe i vajzave.
“Sot gjithë shoqëria duhet të bëhet zëri i grave dhe i vajzave. Sot të gjithë duhet të ndihemi fajtorë për tolerancën që e kemi ndaj dhunës e ndaj vrasjeve të grave”.
Sipas RRGK-së, vrasjet e grave duhet të trajtohen me urgjencë kombëtare.
“Vrasjet e grave duhet të trajtohen me urgjencë kombëtare. Sot shteti ynë duhet të fillojë menjëherë që me urgjencë ta trajtojë parandalimin e dhunës me bazë gjinore e të femicidit duke siguruar që të gjithë akterët relevant për trajtim të dhunës me bazë gjinore kanë në dispozicion të gjithë mekanizmat me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më të mira për viktimat, me viktimën në qendër, ashtu siç e kërkon edhe Konventa e Stambollit, pjesë e Kushtetutës së Kosovës. Angazhim në ndryshim të stereotipeve gjinore përmes edukimit të gjeneratave për respektim të lirive dhe të drejtave të secilit qytetar e qytetare të Kosovës”.
“Sot, sistemi mbrojtës duhet të zotohet se do të bëjë çmos që ushtruesit e dhunës të marrin dënimet meritore e që viktimat do të trajtohen me dinjitet e me përkushtim që përjetimet e dhunës të mos ju përsëriten. Sot shoqëria në përgjithësi duhet ta mbaj veten përgjegjëse për vrasjet e grave dhe dhunën sistematike që gratë po përjetojnë. Vetëm të bashkuar mund ta luftojmë dhunën në bazë gjinore dhe vrasjet e grave”.
E-Diaspora
-
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës Lea Ypi, profesore shqiptare me famë ndërkombëtare dhe autore e librave dhe eseve të përkthyera në... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?













