Lajme
Rriten dërgesat e arit nga Zvicra drejt SHBA-së
Dërgesat e arit nga Zvicra për në Shtetet e Bashkuara u rritën shumë gjatë marsit, duke kapur nivelin më të lartë që nga maji i vitit 2020, sipas të dhënave të doganave zvicerane, teksa investitorët e trembur nga pushtimi i Ukrainës dhe nga kërcënimi i një ngadalësimi ekonomik global janë duke grumbulluar pllakat e arit.
Gjithashtu, pati një rritje të eksporteve të Zvicrës drejt Britanisë, e cila po ashtu si dhe Shtetet e Bashkuara është një qendër për investimet dhe tregtimin e arit, ndërsa dërgesat e arit drejt Kinës dhe Indisë, tregjet më të mëdha të konsumit, pësuan një rënie të ndjeshme.
Zvicra është qendra më e madhe e botës për përpunimin dhe tranzitin e arit, një aset që zakonisht shihet si një mundësi e sigurt për të ruajtur pasurinë në kohë trazirash ekonomike dhe politike, shkruan Monitor, transmeton albinfo.ch.
Fondet e tregtuara në bursë (ETF) që ruajnë arin për investitorët shtuan stokun e tyre me 185 tonë në muajin mars, me një vlerë rreth 15 miliardë dollarë, shifra më e lartë që nga korriku i vitit 2020, sipas Këshillit Botëror të Arit.
Kërkesa e tillë kaq e madhe nga investitorët rriti çmimet e arit gjatë muajve shkurt dhe mars. Çmimet e larta zakonisht i bëjnë konsumatorët e Azisë që të tërhiqen.
Eksportet zvicerane drejt Kinës kontinentale dhe Hong Kongut ranë gjatë muajit mars në nivelin më të ulët të një viti, ndërsa dërgesat për në Indi ishin më të ulëtat që nga maji i vitit 2021. Nga ana tjetër, eksportet për në Britani ishin më të lartat që nga qershori i vitit 2021.
Ditën e martë ari u tregtua me rreth 61,212 dollarë për kilogram.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel













