Shqipëria
Rriten hyrjet e vizitorëve në Shqipëri
Turizmi ka vijuar të “joshë” të huajt për të udhëtuar drejt Shqipërisë edhe në muajt e dimrit. Pas dhjetorit të vitit të shkuar edhe këtë janar duket se tendenca ka qenë në rritje, ku numri i të huajve që kanë hyrë në Shqipëri rezulton 29.8 për qind më i lartë se janari i një viti më parë.
Instituti i Statistikave publikoi shifrat zyrtare të lëvizjes së shtetasve për janar 2024 duke konfirmuar kështu atë që u deklarua pak ditë më parë nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.
Konkretisht sipas INSTAT “në Janar 2024, numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territorin shqiptar është 540.415. Ky numër është rritur me 18,4 %, krahasuar me Janar 2023. Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 489.599. Ky numër është rritur me 29,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023”.
INSTAT vlerëson se hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Janar 2024, janë 1.030.014.
“Ky tregues rezulton me një rritje 23,6 %, krahasuar me Janar 2023. Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Janar 2024, janë 1.217.684, duke shënuar një rritje me 27,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë” thuhet në publikimin e INSTAT.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve Faqja e kompanisë hiqet menjëherë pas ngjarjes, ndërsa hetimet për shembjen e skelës vazhdojnë... -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Zvicër
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shteti reagon ndaj çmimeve të paqarta në Migros Çmime konfuze në Migros, ndërhyn SECO... -
Zvicër: 326 fluturime më pak për shkak të mungesës së pilotëve -
Identifikohet viktima e aksidentit me teleferik në Engelberg -
Zvicër
Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Zvicra e 10-ta, Kosova e 16-ta -
Zvicër
Zvicër: Dua Lipa emërohet Ambasadore Globale e Nespresso












