Lajme

Rriten tarifat e autostradave në Itali

Nga 1 janari 2026, tarifat për pothuajse të gjitha autostradat italiane do të rriten me një mesatare prej 1.5 për qind, duke u përshtatur për inflacionin

Me fillimin e vitit të ri, shoferët në Itali do të përballen me kosto më të larta për përdorimin e autostradave me pagesë.

Nga 1 janari 2026, tarifat për pothuajse të gjitha autostradat italiane do të rriten me një mesatare prej 1.5 për qind, duke u përshtatur për inflacionin, transmeton albinfo.ch.

Ky rregullim i ri është duke u vendosur pavarësisht përpjekjeve të përsëritura nga qeveria për të parandaluar një rritje të tarifave, njofton Ministria e Transportit në Romë, shrkuan srf.ch duke ju referuar mediave italiane.

Sipas ministrisë, rritja më e madhe e tarifave do të ndikojë në rrugën Salerno-Pompeii-Napoli, me një rritje prej 1.925 për qind.