Lajme
Rritet kërkesa globale për blerjen e arit
Kërkesa globale për arin arriti nivelin më të lartë të dekadës prej 4,741 tonësh në vitin 2022, në kuadër të blerjeve të fuqishme nga banka qendrore dhe investimeve të forta me pakicë gjatë tremujorit të fundit.
Sipas raportit të trendit të kërkesës për arin nga Këshilli Botëror i Arit të martën, kërkesa për arin u rrit 18 për qind nga viti i kaluar.
“Vitin e kaluar ne pamë nivelin më të lartë të kërkesës vjetore për arin në më shumë se një dekadë, e nxitur pjesërisht nga kërkesa kolosale e bankës qendrore për asetin e sigurt”, tha Louise Street, analist i lartë i tregjeve nga Këshilli Botëror i Arit.
Kërkesa e bankës qendrore u rrit 152 për qind në bazë vjetore në 1,136 tonë në 2022, e cila shënon rekord të lartë 55-vjeçar, tha Këshilli, duke shtuar se “shumica e të cilave ishte e paraportuar”.
Kërkesa për investime (duke përjashtuar shitjet në bursë) shënoi rritje prej 10 për qind krahasuar me një vit më parë në 1,107 tonë në 2022, e prirur nga një ngadalësim i dukshëm i rrjedhjes të ETF (fondi që tregtohet në bursë) dhe kërkesës së lartë për shufra dhe monedha ari.
“Drejtuesit e ndryshëm të kërkesës për ar luajtën rol balancues pasi rritja e normave të interesit shkaktoi disa rrjedhje taktike nga ETF ndërsa rritja e inflacionit nxiti investimet në shufra ari dhe monedha”, tha Street.
Konsumi i bizhuterive shënoi rënie me 3 për qind në 2,086 tonë vitin e kaluar për shkak të rritjes së çmimeve të arit në tremujorin e katërt.
Kërkesa për ar në teknologji ra me 7 për qind në 2022 pasi përkeqësimi i kushteve ekonomike globale pengoi kërkesën për elektronikë të konsumit.\
Oferta totale vjetore e arit u rrit me 2 për qind në vit në 4,755 tonë në 2022 ndërsa prodhimi në sektorin e minierave u rrit në nivelin më të lartë në katër vitet e fundit prej 3,612 tonë.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel










