Integrimi
Rritet në 115 milionë franga fondi për integrimin e të huajve
Në marrëveshjet që do të lidhë federata me kantonet veç e veç parashihen objektiva të caktuara të integrimit, realizimi i të cilëve do të jetë i detyrueshëm
Autoritetet në nivel federal së bashku me ato të kantoneve planifikojnë që strategjinë e tyre të miratuar në vitin 2011 për integrimin ta çojnë përpara duke specifikuar më hollësisht caqet. Ato duan ta shtrijnë integrimin në çdo fushë të jetës që prek të huajt në Zvicër. Në këtë kuadër, çdo kanton ka përpiluar programin e vet për integrim (KIP) për periudhën nga viti 2014 deri në vitin 2017.
Në marrëveshjet që në këtë drejtim do të lidhë federata me kantonet veç e veç parashihen objektiva të caktuara të integrimit, realizimi i të cilëve do të jetë i detyrueshëm. Po ashtu kantonet duhet të prezantojnë treguesit për verifikimin e efektit të programeve konkrete.
Për jetësimin e strategjisë, federata po ashtu do të ofrojë shuma më të mëdha mjetesh në dispozicion. E gjithë ideja është që nga emigrantët të kërkohet më shumë angazhim por njëherësh edhe tu ofrohet atyre më shumë mbështetje. Në lancimin e strategjisë për integrim, në vitin 2011 federata dhe kantonet kishin ofruar 86 milionë franga për mbështetjen e programeve në ndihmë të huajve për integrim.
Mirëpo, nga viti 2014, kjo shumë do të shtohet, duke arritur në 115 milionë franga, bën të ditur Enti Federal për Migracion (BFM). Këto të holla do të rrjedhin në programet kantonale për integrim (KIP). (albinfo.ch&sda)
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën











