Jeta në Zvicër

Rritet numri i apartamenteve që mbesin pa qiramarrës, ja arsyet

Në qershor 2018 kuota e shtëpive që presin të jepen me qira është 1,7 përqind (Para një viti: 1,5 përqind), ndërsa deri në qershor 2019 kjo shifër do jetë 1.8 përqind.

Për shkak të ndërtimeve të shumta nëpër Zvicër dhe rritjes së lehtë të banorëve, nga viti në vit vërehet shtimi i aprtamenteve të cilët nuk mund të jepen me qira. Vitin e ardhshëm kjo shifër mund të zgjerohet, që do të thotë se personat që shkojnë në Zvicër kanë mundësi më shumë për zgjidhje, por gjithashtu paralajmërohen edhe konsekuenca ekonomike, shkruan albinfo.ch.

Në çerekun e parë të 2018 janë ndërtuar më shumë ndërtesa sesa në tre vitet e kaluara në të njëjtën periudhë, përcjell albinfo.ch. Deri në vitin e ardhshëm në Zvicër do ketë mundësi strehimi për 110 mijë banorë, siç shkruan UBS.

Në qershor 2019 kjo shifër pritet të jetë më e madhe

Në kantonet si Tesin dhe Neuenburg është negative numri i të ardhurve dhe të larguarve. Rritjen më të madhe të banorëve e kanë shënuar kantonet Zug, Gjenevë dhe Thurgau.

Në qershor 2018 kuota e shtëpive që presin të jepen me qira është 1,7 përqind (Para një viti: 1,5 përqind), ndërsa deri në qershor 2019 kjo shifër do jetë 1.8 përqind.

Më së tepërmi po ndërtohen ndërtesa në Zvicrën gjermanishtfolëse si Zürcher Unterland, Basel, Rheintal dhe në kantonet Uri, Nidwalden dhe Obwalden. Më e rrezikshme për të mbetur apartmanetet pa me u dhënë me qira janë në kantonin Freiburg, Tessin dhe Zürcher Unterland.