Kosova
Rritet numri i qytetarëve që heqin dorë nga nënshtetësia e Kosovës
Vetëm gjatë nëntë viteve të fundit, rreth 42 mijë persona kanë dorëzuar shtetësinë e Kosovës
Në Kosovë, autoritetet vendore thonë se çdo vit rritet numri i qytetarëve që po heqin dorë nga shtetësia e vendit.
Vetëm gjatë nëntë viteve të fundit, rreth 42 mijë persona kanë dorëzuar shtetësinë e Kosovës, raporton “Zëri i Amerikës”.
Organizatat jo qeveritare thonë se largimi nga Kosova i qytetarëve është dukuri normale, por ata po bëjnë thirrje që të shfrytëzohen potencialet e tyre për të investuar në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
Njëra ndër arsyet më të shpeshta të largimit të të rinjve nga Kosova po shihet edhe gjendja e rëndë ekonomike që po mbizotëron në vend.
E me gjithë numrin e madh të qytetarëve të cilët po braktisin nënshtetësinë e Kosovës, nga OJQ të ndryshme po vlerësohet se diaspora jep një kontribut të madh në zhvillimin ekonomik të vendit.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë ka uruar të gjithë besimtarët katolikë Gëzuar Pashkët! “Qoftë... -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga kati i 8-të
Jeta në Zvicër
-
Zvicër, Fëmijët në rrjetet sociale: Besimi apo kontrolli – çfarë funksionon më mirë? Debati mbi përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët po bëhet gjithnjë e më intensiv: a duhet... -
Zvicra ndryshon sistemin e tatimit për pronarët e shtëpive nga viti 2029 -
Pse kantoni malor i Graubündenit e refuzon tarifën e emergjencës -
Ticino në gatishmëri të lartë për shkak të rrezikut të zjarreve në pyje -
Ushtria zvicerane pritet të fillojë prodhimin e dronëve ushtarakë deri në vitin 2027










