Shqipëria
Rritet numri i vizitorëve të huaj në muzetë e Beratit
Është vërejtur fluks vizitorësh në prag të sezonit turistik në ambientet e Muzeut Ikonografik Onufri dhe Etnografik në Berat. Të dhënat tregojnë se numri i vizitorëve do të jetë më i lartë për vitin 2019 krahasuar me sezonin turistik të një viti më parë.
Turistët e huaj kanë zgjedhur të vizitojnë këto muze. Edhe në pranverë Berati mbetet destinacion turistik, ashtu sikundër në stinët e tjera. Muzetë e qytetit gjatë 3-mujorit të parë të 2019-ës kanë mirëpritur rreth 4 mijë vizitorë vendas dhe të huaj, duke e bërë këtë vend si një ndër më të preferuarit e qytetit të Beratit.
Muzeu Etnografik është krijuar në vitin 1979 në një banesë me arkitekturë karakteristike beratase. Periudha e ndërtimit i përket shekullit XVIII.
Mjedisi i jashtëm i këtij muzeu shquhet për një kombinim të natyrshëm të objekteve te mëdha muzeale. Pranë pusit është vendosur mëngra (mulliri shtypës), si dhe presa e drunjtë që shërbente për nxjerrjen e vajit nga ulliri.
Gjithashtu këtu ka edhe shumë enë të mëdha qeramike që përdoreshin kryesisht për mbajtjen e produkteve të lëngshme. Ky muze ka një fond të pasur me rreth 1200 objekte.
Muzeu mban emrin “Onufri”, njëri prej kryemjeshtërve të pikturës shqiptare të shek. XVI. Kisha është rindërtuar në vitin 1797 në lagjen “Kala”, ka qenë katedralja e qytetit, e cila është monumenti më përfaqësues i arkitekturës pas bizantine në qytetin e Beratit.
Koleksioni i muzeut përbëhet nga 173 objekte të përzgjedhura nga një fond prej më se 1500 objektesh që u takojnë fondeve të kishave dhe manastireve të Shqipërisë, shkruan ATSH, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën Intervistë e albinfo.ch me kryesinë e Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër... -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Zvicër
-
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale Policia kantonale e St. Gallen ka shënuar rezultate të para konkrete në luftën kundër pedofilisë në... -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare -
Magic Pass vazhdon zgjerimin, por disa qendra skijimi mbeten jashtë -
UDC nis fushatë për iniciativën “Jo një Zvicër me 10 milionë banorë”













