Shkurt.ch
Rritet për 30 për qind numri i azilkërkuesve në Zvicër
Zvicra me 30 për qind më shumë azilkërkues se në muajin paraprak. Në korrik mbi 2900 azilantë kanë kërkuar strehim në Zvicër. Mbi të gjitha, rritje ka shënuar numri i azilkërkuesve nga Eritreja.
Me 455 kërkesa më shumë se në muajin paraprak eritreasit përbëjnë numrin më të lartë të personave që kërkojnë strehim në Zvicër, njofton Zyra Federale për Migracion.
Kjo rritje e eritreasve vjen si shkak i numrit të madh të tyre që janë futur përmes detit në Itali dhe një tjetër arsye është mungesa e përkthyesve të kualifikuar që ka krijuar radhë të gjata për shqyrtim të kërkesave në pritje të një përkthyesi.
Shtetas të tjerë që dallohen me numër të madh të kërkesave për azil janë nga Siria, me 17 për qind më tepër, pastaj Sri Lanka me 60 për qind rritje, e ndjekur nga Somalia, Nigeria, Afganstani dhe Maroko.
Pjesa më e madhe e kërkesave për azil, siç njofton Zyra Federale e Migracionit, janë shqyrtuar. Prej tyre vetëm 28% kanë marrë përgjigje pozitive, ndërkohë që një pjesë e mirë e azilkërkuesve të tjerë lejohen të qëndrojnë përkohësisht në Zvicër.
B.D.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”













