Lajme
Rritet për 57 për qind eksporti nga Kosova në Gjermani
Sipas Doganës së Kosovës, Kosova në periudhën janar – qershor 2021 ka eksportuar mallra në Gjermani në vlerë prej 24.608.344 eurove, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, ku ka eksportuar 15.677.802 euro, që i bie një rritje prej 8.930.542 euro, ose shprehur në përqindje rritje prej 57 për qind.
Eksportet kryesisht përbëhen nga: plastikë dhe artikuj prej tyre; artikuj prej gizës dhe çelikut dhe mobilieritë.
Drejtoresha e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Nora Hasani, tregon që Oda në vazhdimësi ka ndihmuar firmat anëtare që ta shfrytëzojnë më mirë potencialin e tyre për eksport në Gjermani, duke dhënë kështu një kontribut në uljen e deficitit të lartë në bilancin tregtar të Kosovës me Gjermaninë.
“Kosova ka potencial të madh për ta shumëfishuar eksportin e saj në Gjermani. Këtë më së miri e ilustrojnë statistikat e fundit të Doganës së Kosovës, sipas së cilit gjatë 6 muajve të parë të vitit 2021, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, vërehet një rritje mbresëlënëse prej 57% të eksportit për në Gjermani”, theksoi Hasani, duke iu referuar të dhënave të Doganës së Kosovës.
Ajo tregon se edhe gjatë vitit të kaluar, në kohë pandemie, pati rritje të eksportit mbi 42% për në Gjermani, në krahasim me 2019-n.
“OEGJK-ja përmes këshillimit për eksport, trajnimeve dhe aktiviteteve konkrete me asociacionet e saj partnere në Gjermani, mbështet në mënyrë të vazhdueshme kompanitë kosovare që kanë synim tregun gjerman”, shpjegoi Hasani.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm "Tamil i ndyrë", "Sri Lanka i ndyrë", "Kthehu në vendin tënd", kishte thënë ai gjatë një... -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100












