Lajme
Rritet shkalla e varfërisë në Kosovë
Vetëm për një muaj rreth 500 familje aplikojnë për herë të parë për asistencë sociale në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale
30 për qind ka arritur varfëria e përgjithshme afër në Kosovë kurse varfëria ekstreme kalon 10 për qindëshin. Sipas të dhënave të Agjencisë se Statistikave të Kosovës, për të gjetur një zgjidhje për zbutjen e gjendjes së rëndë sociale, shumë familje alternativë të vetme kanë ndihmat sociale nga shteti.
Kështu që vetëm për një muaj rreth 500 familje aplikojnë për herë të parë për asistencë sociale në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Muhamet Gjocaj, nga kjo ministri i ka thënë radios “Evropa e Lirë” se këto shifra dëshmojnë më së miri nivelin e lartë të varfërisë dhe papunësisë.
I të njëjtit mendim është edhe drejtori i Qendrës për Hulumtime Strategjike dhe Sociale “STRAS” Ibrahim Rexhepi.
“Kjo tregon qartë se nuk ka zhvillim, nuk ka hapje të vendeve të reja të punës, dhe normalisht se njerëzit kërkojnë mbështetje te programet sociale që ka Qeveria e Kosovës”, ka thënë Rexhepi.
Sipas tij mund të ketë tentime për ikje klandestine nga Kosova, siç ndodhi muajit e kaluar përderisa njerëzit nuk kanë shpresë apo nuk krijohet një perceptim i qëndrueshëm për ardhmërinë e tyre.
Edhe profesori në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, Isa Tahiri, thekson shkalla e lartë e papunësisë, rënia e investimeve dhe remitencave në Kosovë, ka bërë që shumë familje adresën e vetme të kenë Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
“Nuk ka ngritje të të ardhurave personale, inflacioni po rritet, ka filluar të bjerë standardi në Evropë, remitencat dhe investimet kanë filluar të zvogëlohen, mërgata është lodhur duke ndihmuar qytetarët në Kosovë. Prandaj, kur nuk ka investime, nuk ka punësim, kur nuk ka punësim vjen deri tek rritja e rasteve sociale në Kosovë”, thotë Tahiri.
Në listën e asistencës sociale figurojnë më shumë se 26 mijë familje, të cilat marrin nga 40 deri 120 euro në muaj, varësisht nga numri i anëtarëve. Autoritetet kompetente tashmë kanë deklaruar se janë duke shqyrtuar mundësitë që të rritet shuma e ndihmave sociale për këtë kategori të shoqërisë.
Sipas të dhënave zyrtare, konsumi vjetor për kokë banori është 1,402 euro, që i bie jo më shumë se 116 euro në muaj, ndërsa konsumi për ekonomi familjare është 7,625 euro, që në muaj është 635 euro.
E-Diaspora
-
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë Ai në zemër të Gjenevës solli veshjet kombëtare të Rugovës, çiftelinë e sharkinë, solli motivet burimore... -
Ceremonia e Çmimeve AWL 2025 mbyll me sukses edicionin e gjashtë në Prishtinë -
Edhe kryeministri Kurti pritet të zhvillojë takim me mërgatën në Zvicër -
Abdixhiku njofton takim me diasporën kosovare në Gjermani -
Jakurti mbi AlbGala 2025: Krenari të shohësh bashkë ekselencën shqiptare të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Stacioni tokësor Starlink miratohet për Valais Sistemit të internetit Starlink të Elon Musk i është dhënë leje lokale për të hapur një... -
Zgjerimi hekurudhor i BE-së duke anashkaluar Zvicrën -
“Gjeneva Ndërkombëtare në rrezik” -
Punëdhënësit zviceranë janë optimistë për vitin 2026 -
Punëdhënësit zviceran shprehin optimizëm për 2026












