Ekonomi
Rritja e çmimeve ka goditur Evropën – niveli më i lartë që nga viti 2008
Inflacioni vjetor në Eurozonë u përshpejtua ndjeshëm në muajin tetor, duke arritur nivelin më të lartë në 13 vjetët e fundit, i nxitur nga çmimet më të larta të energjisë. Këtë e tregojnë të dhënat e Eurostat.
Norma vjetore e inflacionit, e matur me indeksin e harmonizuar të çmimeve të konsumit (IHÇK), u rrit në 4.1 për qind në muajin tetor, niveli më i lartë që nga korriku i vitit 2008, sipas përllogaritjeve të statisticienëve europianë. Në shtator ishte 3.4 për qind.
Duke përjashtuar luhatjet e çmimeve të energjisë, ushqimeve, alkoolit dhe produkteve të duhanit, ai ishte 2.1 për qind dhe ishte 0.2 pikë përqindje më i lartë se në muajin shtator.
Çmimet e energjisë u rritën më së shumti në muaj, me 23.5 për qind krahasuar me tetorin e vitit të kaluar, pas një rritjeje prej 17.5 për qind në shtator.
Rritja e çmimeve të shërbimeve është gjithashtu e përshpejtuar, nga 1.7 për qind në shtator, në 2.1 për qind në muajin tetor.
Çmimet e produkteve industriale u rritën me dy për qind, pothuajse në të njëjtin ritëm si në shtator, ndërsa rritja e çmimeve të ushqimeve të freskëta u ngadalësua, nga 2.6 në 1.4 për qind.
Ndër vendet anëtare të Eurozonës, rritjen më të fortë të çmimeve në raport me tetorin e kaluar shënuan Lituania dhe Estonia, përkatësisht me 8.2 dhe 7.4 për qind.
Në Gjermani, ekonomia më e madhe e Evropës, çmimet ishin 4.6 për qind më të larta në tetor se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, pjesërisht për shkak të një baze të ulët krahasuese vitin e kaluar, kur qeveria uli përkohësisht normën e TVSH-së.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil












