Sport
Rritja e Kombëtares shqiptare
“Shqiptarët janë shumë herë më të mirë sesa disa vite më parë, andaj de Biassi është një trajneri i mirë,” thotë Blerim Xhemaili
Rritja e suksesit të shqiptarëve në futboll është e befasishme. FSHF-ja do e shijojë deri në sekondat e fundit fluturimin e shqiponjave shqiptare, shkruan “luzernerzeitung.ch”, përcjell albinfo.ch. Për krahasim, më 2013 Shqipëria ndodhej afër top 100 të rangimit të FIFA. Atëherë Shqipëria humbi dyherë në kualifikimet e botërorit ndaj Zvicrës.
Ndërkohë Shqipëria tregoi se është kombëtare me vlera pas fitoreve 1:0 ndaj Francës dhe Portugalisë, kjo edhe falë afrimit të lojtarëve të brezit të dytë në perëndim.
“Shqiptarët janë shumë herë më të mirë sesa disa vite më parë, andaj de Biassi është një trajneri i mirë,” thotë Blerim Xhemaili nga kombëtarja helvete.
“Projektit jonë ka filluar para tre vitesh dhe është falë punës në grup dhe dëshirës për të arritur,” thotë në anën tjetër Amir Abrashi që aktivizohet në Bundesligën gjermane. Në kombëtaren shqiptare aktivizohen lojtarë që janë mësuar në klubet zvicerane si Abrashi, Arlind Ajeti, Frederic Veseli, Migjen Basha, Shkëlzen Gashi dhe Taulant Xhaka. Veseli ka qenë kapiten në fitoren e kampionatit botëror me Zvicër U17, ndërsa është aktivizuar 46 herë në U21. “Përkundër gjithë kësaj, të gjithë jemi shqiptarë dhe kjo na lidh më shumë mes veti”, thotë Abrashi.
Vetëm se në kabinën e zhveshjeve nuk ka gjuhë zyrtare. Përveç shqipes, disa flasin perfekt gjermanisht, disa të tjerë italisht, ndërsa flitet mjaft mirë edhe anglishtja
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë










