Shqipëria
Rritja e numrit të turistëve në Shqipëri, kush zuri vendin e parë
Me rritjen dyshifrore më të lartë, krahasuar me një vit më parë mund të përmendim hyrjet nga Argjentina, Bosnje Hercegovina, Belgjika, Brazili, Kanadaja, Zvicra, Gjermania, Danimarka, Estonia, Egjipti, Franca, Greqia, Hungaria, Irlanda, Luksemburgu, India dhe Ukraina
Mbi 700 mijë të huaj më shumë kanë hyrë në Shqipëri përgjatë periudhës Janar-Nëntor të këtij vitit, krahasuar me një vit më parë.
Pjesën dërrmuese të fluksit vijojnë ta mbajnë vendet e rajonit, veçanërisht Kosova, Italia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Greqia.
Vetëm nga Kosova janë regjistruar mbi 4.4 milionë hyrje, me një rritje prej 5.2%, duke konfirmuar peshën vendimtare të lëvizjeve ndërkufitare dhe të diasporës. Në rritje janë shënuar edhe hyrjet nga Italia, me mbi 1.18 milionë shtetas dhe një rritje vjetore prej 2.3%, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
Me rritjen dyshifrore më të lartë, krahasuar me një vit më parë mund të përmendim hyrjet nga Argjentina, Bosnje Hercegovina, Belgjika, Brazili, Kanadaja, Zvicra, Gjermania, Danimarka, Estonia, Egjipti, Franca, Greqia, Hungaria, Irlanda, Luksemburgu, India dhe Ukraina.
Mes renditjes gjejmë edhe me vende me rritje treshifrore si rasti i hyrjeve nga Izraeli, shteti me rritjen më të lartë prej 591%.
Në kontrast me këtë prirje, disa vende të Evropës Lindore dhe të tjera kanë shënuar rënie të hyrjeve. Polonia, Rumania, Rusia, Bjellorusia, Spanja, Letonia dhe Turqia rezultojnë me ulje krahasuar me një vit më parë, ndërsa kategoria “vende të tjera të botës” ka pësuar rënie mbi 10%. Këto luhatje tregojnë një ndryshim gradual të profilit të hyrjeve sipas origjinës gjeografike.
Në tërësi, të dhënat e 11-të muajve të parë tregojnë një rritje të qëndrueshme të hyrjeve në vend, por me dallime të theksuara mes shteteve dhe rajoneve. Tendenca konfirmon rëndësinë e vendeve fqinje dhe të Evropës Perëndimore në strukturën e fluksit, ndërsa disa tregje të tjera mbeten më të paqëndrueshme.
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Themelohen “Oda e Grave Shqiptare në Zvicër”, organizatë për fuqizimin e grave -
Arrestohet një kosovar në Suedi, i dyshuar për përfshirje në trafikim droge -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
3eni.com, aty ku Arben “Beni” Myftari bashkon artin, teknologjinë dhe shpirtin
Jeta në Zvicër
-
Friburg: Këshilli i Shtetit kundër fondit publik të sigurimit shëndetësor Këshilli i Shtetit i kantonit Friburg ka refuzuar një mocion për krijimin e një fondi publik... -
Dy të tretat e zviceranëve mbështesin taksën mbi biletat e avionit -
Çfarë do të jetë më e shtrenjtë dhe më e lirë në Zvicër në vitin 2026? -
Më pak vende pune dhe më shumë papunësi në sektorin bankar zviceran -
“20minuten” i jep lamtumirën botimit të saj të shtypur











