Lajme
Rritja e primeve mund të bëhet mbi normën mesatare
Presidenti i Zvicrës, Alain Berset, në një intervistë ka deklaruar se primet e sigurimit shëndetësor mund të rriten përsëri.
“Për fat të keq, nuk mund të përjashtohet që primet të rriten sërish me një normë mbi mesataren vitin e ardhshëm”, thotë Alain Berset në një intervistë, përcjell albinfo.ch.
Këshilli Federal po bën gjithçka në fuqinë e tij për të frenuar kostot.
Gjithashtu është ende herët për të vlerësuar situatën për vjeshtën e ardhshme. Janë të shumtë ata që thonë fjalën dhe duhet kohë për të gjetur kompromise. Masat e mira, si ulja e çmimit të gjenerikëve u anuluan, por Këshilli Federal mundi të regjistronte disa suksese, shkruan 20minuten.
Shoqata e sigurimeve shëndetësore Santésuisse kohët e fundit paralajmëroi për një rritje prej 7.5 për qind të primeve. Drejtuesit kryesorë janë mjekimi dhe shërbimet e kujdesit në shtëpi.
Kostot e ilaçeve tani janë rritur në rreth nëntë miliardë franga në vit, thotë zëdhënësi i Santésuisse, Matthias Müller, në 20 minuten. Kjo është pothuajse një e katërta e barrës totale të primit për sigurimet bazë, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100










