Shkurt.ch
Rritja ekonomike mbi pritjet
Ndër degët që kanë shënuar rritje janë industria, ndërtimtaria, sektori i financave dhe shumë shërbime jofinanciare, private dhe publike
Ekonomia e Zvicrës në periudhën e tre muajve të parë të vitit 2013 është rritur më shumë se që ishte pritur. Rritjen ekonomike për këtë tremujor e kanë siguruar konsumi, investimet në ndërtim dhe tregtia. Brutoprodukti është rritur kështu për 0.6 për qind në krahasim me vitin e kaluar ndërsa 1.1 për qind, po u krahasua me tremujorin paraprak, ka njoftuar Sekretariati Shtetëror për Ekonomi (Seco).
Ndër degët që kanë shënuar rritje janë industria, ndërtimtaria, sektori i financave dhe shumë shërbime jofinanciare, private dhe publike.
Mjetet e shpenzuara për konsum privat janë shtuar në krahasim me kuartalin paraprak për 0.6 për qind. Më së shumti janë rritur shpenzimet për shëndetësi dhe banim. Nga ana tjetër, shteti dhe sigurimet sociale kanë shpenzuar për 0.9% më pak.
Zvogëlim për 0.3% në periudhën janar-mars 2013 kanë shënuar investimet. Eksportet e mallrave, pa përfshirë këtu metalet fisnike, gurët e çmuar, objektet artistike dhe antikitetet, kanë regjistruar po ashtu një rënie prej 0.2%.
Kur të përjashtohen këto, eksporti i mallrave është rritur për 1.4%. zhvillime pozitive janë konstatuar veçanëisht në industrinë kimike, farmaceutike, të orëve, të mjeteve të precizionit dhe të bizhuterisë. Degët tjera kanë stagnuar ose kanë pësuar rënie.
Importet e ekonomisë zvicerane kanë shënuar rënie për 2.1%
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit Më 7 shkurt 2026, Ansambli “Arbëresha” kremtoi 22-vjetorin e themelimit me një mbrëmje të gjallë kulturore,... -
2025: 1.42 miliard euro nga diaspora për Kosovën, më së shumti nga Gjermania dhe Zvicra -
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Zvicër
-
Depot e vetë-ruajtjes në Zvicrën frëngjishtfolëse: çmime nga 177 deri në 473 franga në muaj Depot e vetë-ruajtjes po përdoren gjithnjë e më shumë në Zvicrën frëngjishtfolëse, veçanërisht për shkak të... -
Thurgau ndërmerr masa të reja për parandalimin e vetëvrasjeve -
Qindra sulme kibernetike ndaj infrastrukturës kritike në Zvicër -
Parandalimi mbi gjithçka: Si po ndryshon panorama e kancerit në Zvicër -
‘Gazi i të qeshurës’ po përhapet te të rinjtë në Zvicër, autoritetet të shqetësuara













