Shqipëria
Rritje e çmimeve në Shqipëri
Qytetarët po paguajnë më shumë për produktet bazë të jetesës, si ushqimet, mirëmbajtja e shtëpisë, pijet, por edhe qiratë
Inflacioni në muajin shkurt mbeti i pandryshuar në Shqipëri, duke bërë që çmimet të rriteshin me të njëjtën përqindje si në janar.
Treguesi i ndryshimit të çmimeve arriti në 1.9%, i cili, krahasuar me një vit më parë, ka shënuar rënie nga 2.6%, që ishte në shkurt 2024, shkruan TCH, transmeton albinfo.ch.
Por, çfarë e ka shkaktuar këtë rritje të çmimeve?
Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, qytetarët po paguajnë më shumë për produktet bazë të jetesës, si ushqimet, mirëmbajtja e shtëpisë, pijet, por edhe qiratë. Po ashtu, nuk kanë mbetur jashtë as shpenzimet për veshje, këpucë dhe argëtim.
Ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiq thotë: “Niveli i fuqisë blerëse është po i njëjtë shqiptarët po mundohen të mirëmenaxhojnë financat e tyre në të njëjtën masë. Patjetër në mirëmenaxhim është dhe evidentimi i prioriteteve duke qenë se shqiptarët kanë prioritete së pari nevojat fiziologjike ushqimin dhe strehimin. Patjetër që dhe niveli më i lartë i rritjes së çmimeve do të jetë këtu.”
Shtysa kryesore e presioneve inflacioniste mbeten ushqimet, çmimet e të cilave u rritën me pothuajse 2.8%.
Inflacioni tek ushqimet po e mban të lartë çmimin e disa produkteve kryesore, si mishi, i cili, sipas INSTAT, ka pësuar rritje me 4% në muajin shkurt, pasuar nga zarzavatet me 3.2%, qumështi, djathi dhe vezët me 2.8%, dhe më pas ëmbëlsirat dhe peshku.
“Rritja e çmimit të mishit si pasojë e varësisë që ka vet blegtoria duke qenë së ne e importojmë mishin dhe e kemi në mungesë. Çmimi i mishi vjen me një çmim x vendosen dhe marzhet e fitimit të tregtarëve dhe tek konsumatori fundor vjen me çmim më të lartë dhe të papërballueshëm. Ndërsa tek zarzavatet duke qenë se janë jashtë stine janë edhe me çmime më të larta”, shton ajo
Për familjet shqiptare, shpenzimet për ushqime zënë rreth 40% të buxhetit total, dhe kërkesa në rritje për këto produkte ndikon në ndryshimin e çmimeve në tregje.
Po ashtu, në inflacionin e muajit shkurt ka ndikuar edhe sektori i bareve dhe restoranteve, si dhe ai i transportit, të cilat, me afrimin e sezonit turistik, kanë pësuar rritje të çmimeve.
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve Alarm për dhunën ndaj fëmijëve, rritje e rasteve në Cyrih... -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe













