Lajme
Rritje e infektimeve me COVID-19 në disa zona në Britani
Disa zona në Britaninë e Madhe po shohin një rritje të mprehtë të niveleve të infektimeve të reja të COVID-19, tha zëvendëskreu mjekësor i Anglisë, prof. Jonathan Van-Tam, sipas BBC.
“Në disa pjesë të Britanisë shkalla e rasteve po ndryshon, megjithëse ngadalë, në drejtimin e gabuar”, tha Van-Tam në informimin për Downing Street.
“Nuk e kemi fituar ende betejën”, shto ai, duke paralajmëruar për të mos i lehtësuar rregullat shumë herët.
Megjithëse nivelet e COVID-19 po bien në pjesën më të madhe të Britanisë, ka disa zona të nxehta që po tërheqin trendin, si në Midlands, në bregun lindor dhe perëndimor të Anglisë dhe në disa pjesë të Skocisë dhe Irlandës së Veriut.
Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock, tha se “qëllimi është dalja nga bllokimi së bashku si një komb”, por nuk përjashtoi vendosjen e masave të tjera, nëse është e nevojshme.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë












