Shkurt.ch
Rritje e madhe e numrit të azilkërkuesve në Zvicër
Këtë vit në Zvicër ka afërsisht 4000 kërkues azili më shumë në krahasim me nëntëmujorin e vitit të kaluar
Numri i kërkuesve të azilit në Zvicër, gjatë muajit shtator ka shënuar një rritje të madhe krahasuar me muajin paraprak. Azil kanë kërkuar 2042 veta, numër ky që është për 313 më shumë se gjatë gushtit.
Ndërkaq, marrë në përgjithësi, gjatë nëntë muajve të këtij viti në Zvicër kanë kërkuar azil 15`308 veta, ka bërë të ditur përmes një komunikate Enti Federal për Migracion.
Në komunikatë më tutje thuhet se këtë vit ka afërsisht 4000 kërkues azili më shumë në krahasim me nëntëmujorin e vitit të kaluar. Kjo rritje mbështetet para së gjithash në shtimin e numrit të kërkuesve të azilit nga Eritrea dhe Tunizia.
Kështu, vetëm nga Eritrea, gjatë nëntë muajve kanë paraqitur kërkesën për azil 2541 persona, ndërsa nga Tunizia kanë qenë 1695 veta.
Duhet përkujtuar se gjatë periudhës së njëjtë të vitit të kaluar nga Tunizia kishin kërkuar azil vetëm rreth 200 persona. Kjo nënkupton se rritja e sivjetme shpjegohet me “pranverën arabe”.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit Samuel Krasniqi shënoi golin e tij të parë në Superligë në minutën e 86-të për të... -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti












