Shkurt.ch
Rritje e ndjeshme e numrit të të prekurve nga HIV
Fjala është për një rritje të numrit të të infektuarve, prej 15%. Shtim më i madh është shënuar te homoseksualët. 274 diagnoza të tyre kanë dalë pozitive
Pas një periudhe të rënies sërish në Zvicër është shënuar një ngritje e numrit të të prekurve me HIV , bëhet e ditur në një përgjigje që javën e kaluar Qeveria e Zvicrës i ka dhënë një pyetjeje të bërë në parlament.
Fjala është për një rritje shqetësuese të numrit të të infektuarve, prej 15%.
Shtimi i referohet në radhë të parë homoseksualëve. 274 diagnoza të tyre kanë dalë pozitive gjatë vitit 2012, që është për 28 më shumë se një vit më parë. Ndërkaq, përmes marrëdhënieve seksuale të personave të gjinive të ndryshme janë infektuar 264 persona ose 5 më shumë se vitin e kaluar. Po kështu vetëm pesë raste më shumë janë shënuar edhe te infektimi përmes konsumit të drogës, ose 30 raste gjithsej.
Sidoqoftë, këto të dhëna janë marrë nga mjekët dhe nuk janë përfundimtare. Një analizë të plotë do ta publikojë Zyra Federale për Shëndetësi (BAG) gjatë muajit maj
E-Diaspora
-
Osmani, pas takimit të saj me mërgatën në Zvicër: Të gjithë na bëjnë krenarë Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në një postim të saj në Facebook, të publikuar sot, është... -
Koosvë
Kosova në fokus të producentëve ndërkombëtarë për xhirime filmike -
Reperi EAZ mbështet Përparim Avdilin për kryetar të Cyrihut me këngë të re: “Eine vo ois” -
Itali
Rihyri ilegalisht në Itali, riarrestohet 42-vjeçari shqiptar -
Luan Durmishi në garë për të përfaqësuar San Marinon në Eurovision 2026
Jeta në Zvicër
-
Shoferët zviceranë paralajmërohen për mashtrimet me vinjetat elektronike në autostradë Popullariteti në rritje i vinjetës elektronike ka ndihmuar në nxitjen e mashtrimeve... -
Kandidatët për parlamentin zviceran do të marrin pagesa papunësie pa kërkuar punë -
Macron bëhet ikonë e modës në Davos -
SWISS anulon disa fluturime -
SVP kërkon kufizim të numrit të nxënësve me prejardhje të huaj në shkollat zvicerane












