Lajme
Rritje e remitencave në Kosovë
Nga viti 2004 deri në dhjetor të vitit 2013 Diaspora ka dërguar në Kosovë 5 miliardë e 347 milionë e 800 mijë euro. Në tremujorine parë 2014, ka dërguar 127.8 milionë
Të hollat e ardhura nga mërgimtarët vazhdojnë të jeenë burimi pothuaj më i rëndësishëm i mbijetesës dhe i zhvillimit ekonomik në Kosovë. Pas shumë spekulimeve mbi “rudhjen” e këtij burimi, së fundi vijnë lajme më optimiste: remitencat kanë shënuar një rritje në tremujorin e parë të këtij viti.
Sipas zyrtarëve të BQK-së, vetëm në tremujorin e parë të këtij viti, sipas statistikave, rritja ka shënuar 2.4%, krahasuar me periudhën e njëjtë të viti të kaluar.
Diaspora kosovare vazhdon të mbetet shtylla kryesore e stabilitetit social, të hyrat e të cilëve shkojnë kryesisht për konsum të brendshëm, shkruan lajmi.net. Sipas statistikave bankare, remitencat nga mërgimtarët arrijnë në 650 milionë euro, ose janë 18 përqindëshi i bruto produktit të brendshëm.
Parashikimet e BQK-së presin trend të njëjtë të rritjes edhe në fund të këtij muaji, thotë Sokol Havolli, zëvendësdrejtor për analiza makroekonomike në BQK.
Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, konsideron se faktor kyç në zhvillimin ekonomik të vendit janë mjetet që dërgohen nga diaspora kosovare.
Ekspertët e çështjeve ekonomike kërkojnë që të hyrat e tyre të diasporës të ndërrojnë destinacionin dhe në vend se të shkojnë për produkte ushqimore dhe shëndetësi, remitencat të orientohen në zhvillim ekonomik.
Ndërsa Ministri i Diasporës Ibrahim Makolli, konsideron se diaspora tani mund të ndihmojë në zhvillimin e bizneseve të vogla dhe të mesme.
Diaspora kosovare së fundi ka shprehur interesim për të krijuar fonde të veçanta zhvillimore, por deri më tani nuk ka pasur asgjë konkrete.
Naim Gashi, analist, thekson se investimi i diasporës në ndonjë ndërmarrje të vogël apo të mesme, do të ndikonte në zhvillim më të hovshëm ekonomik.
Nga viti 2004 deri në dhjetor të vitit 2013, mërgimtarët kanë dërguar në Kosovë 5 miliardë e 347 milionë e 800 mijë euro. Ndërkohë në tremujorin e parë të këtij viti janë dërguar 130.8 milionë euro në Kosovë nga mërgata, krahasuar me tremujorin e parë të 2013s, kur kishim 127.8 milionë. Ka një rritje për 3 milionë që tregon raporti i Bankës Qendrore të Kosovës.
E-Diaspora
-
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato Abdixhiku: "Mërgata jonë ka dhënë shumë për këtë vend; është koha që shteti t’ia kthejë këtë... -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën










