Shkurt.ch
Rritje e vogël e papunësisë në Zvicër, ngritet në 2.2% gjatë janarit
Megjithatë, një shkallë më e ulët e papunësisë se në janarin e vitit 2023 është matur për herë të fundit në vitin 2001
Shkalla e papunësisë në Zvicër ka shënuar një rritje të vogël në janar, duke arritur në shifrën prej 2.2 për qind, transmeton albinfo.ch. Lajmi bëhet i ditur nga Sekretariati Shtetëror për Çështje Ekonomike Seco.
Krahasuar me muajin dhjetor të vitit të kaluar, kjo është një rritje prej 0.1 pikë përqindjeje.
Në qendrat rajonale të punësimit RAV në fund të janarit janë regjistruar si të papunë 100776 persona, që është për 3800 më shumë se një muaj më parë, shkruan srf.ch. Shkalla e papunësisë megjithatë mbetet e ulët. Një shkallë më e ulët e papunësisë se në janarin e vitit 2023 është matur për herë të fundit në vitin 2001.
Në të njëjtën kohë, numri i vendeve të lira të raportuara në RAV në janar është rritur për 3,300, në 51,810 sosh.
E-Diaspora
-
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London Partneriteti ndërkombëtar hap mundësi të reja për studentët në Kosovë dhe rajon... -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” -
Belgjikë
Bujana Ameti rikthehet nga diaspora me projekt të veçantë muzikor në Kosovë -
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë
Jeta në Zvicër
-
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” Rasti i denoncuar në komunën e Thônex, i raportuar nga Blick, ka nxitur reagime të forta... -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë -
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person











