Uncategorized
Rritje enorme e blerjes së armëve, nga frika prej refugjatëve!
Fluksi i madh i refugjatëve në Austri krahas shumë efekteve anësore që i ka prodhuar, ka shkaktuar edhe një efekt interesant: rritjen e shitjes së armëve. Mbi 70 mijë copë armë më shume se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar janë shitur në Austri gjatë priudhës së deritashme të këtij viti, shkruan diewelt.de.
Si motive për këtë “eksplodim” të shitjes së armëve sipas “oe24.at” përmenden frika nga refugjatët dhe nga hajnat që sulmojnë pas errrësimit.
Më së shumti janë shitur çifte gjuetie, pasi që për t`i blerë ato nuk nevojitet leje armësh, transmeto albinfo.ch.
Po ashtu është shënuar një shtim i kërkesave për kurset për të marrë lejen e armëmbajtjes për pistoleta. Në veçanti femrat janë duke treguar një nevojë të shtuar të vetëmbrojtjes nisur nga “ndryshimet sociale” në ambientin e tyre. Për këtë arsye ato po blejnë më shumë armë se zakonisht.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029










