Zhvillim
Rritje investimesh të jashtme që nuk siguron zhvillim
Gjatë gjysmës së parë të këtij viti investimet e huaja në Kosovë kanë shënuar rritje nëse krahasohet me vitin e kaluar, por vlera e tyre paraqitet e pamjaftueshme, pohojnë ekspertë për çështje ekonomike
Gjatë pesë muajve të parë të këtij viti, investimet e huaja kanë arritur në gati 160 milionë euro, përderisa tërë vitin e kaluar investimet e jashtme kanë qenë 151 milionë euro. Këtë rritje të investimeve e ka vlerësuar lartë edhe kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, në një konferencë të mbajtur në fillim të këtij muaji në Prishtinë.
“E vlerësojmë faktin se gjatë kësaj periudhe kemi pasur një rritje të investimeve të jashtme, përkatësisht në bazë të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, investimet e huaja direkte kanë arritur në rreth 160 milionë euro”.
“Për pesë muajt e parë të vitit të kaluar, kanë qenë 29 milionë (investime të huaja), ndërkaq për tërë vitin kanë qenë 151 milionë euro, çka do të thotë se vetëm për pesë muaj kemi më tepër investime të jashtme, se sa kemi pasur për tërë vitin e kaluar”, kishte thënë kryeministri Mustafa.
Por, ekspertë për çështje ekonomike konsiderojnë se krahasimi i investimeve apo të gjithë parametrave ekonomik me vitin 2014, do të rezultojë pozitivisht. Sipas tyre, për shkak të ngërçit politik gjashtë mujor, viti i kaluar ka qenë vit i dështuar ekonomik.
Ngërçi politik gjashtëmujor, që kishte vonuar themelimin e institucioneve të Kosovës, pas zgjedhjeve të qershorit vitin e kaluar, ka penguar zhvillimin ekonomik dhe njëherësh, siç thonë ata, kishte krijuar imazh të keq edhe te investitorët e huaj.
Ibrahim Rexhepi, drejtor i Qendrës për Hulumtime Strategjike dhe Sociale “STRAS”, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se rritja e investimeve është evidente dhe e pamohueshme, por rritja aktuale e investimeve ekonomike, është larg nevojave që ka vendi.
Ai madje thotë se kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, rritjen e investimeve të këtij viti e ka krahasuar me vitin 2014, siç e quan ai, vit i pritjes dhe i ankthit.
“Rritja del në krahasim me një vit të humbur, me vitin 2014, që asgjë të mirë nuk i ka sjellë Kosovës, si në rrafshin politik dhe as në rrafshin ekonomik. Mund të jetë një evidencë se çka ka ndodhur në gjashtë muajt e parë të këtij viti, por kjo nuk është për mburrje, nuk është për vet-lëvdatëdhe nuk është për krenari”.
“Kosovës i duhet një rritje shumë më e madhe e investimeve, por fillimisht i duhet një ambient i pranueshëm dhe atraktiv për investime”, tha Rexhepi.
Edhe eksperti për çështje ekonomike, njëherësh ish-udhëheqës në Agjencinë për Promovimin e Investimeve, Mustafë Hasani, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thekson se investimet e huaja në Kosovë nuk sigurojnë zhvillim ekonomik, rritje të punësimit, por as ndikim në uljen e shkallës së varfërisë në vend.
“Nevojat janë jashtëzakonisht të mëdha, sidomos kur e kemi parasysh nivelin e lartë tëpapunësisë, ku zhvillimi i sektorit privat është në nivel jo të kënaqshëm”.
“Atëherë, investimet e huaja janë një ndër kriteret kryesore që pretendimet e qeverisë duhet të jenë që të shtyjnë agjendën përpara, të përmirësohet imazhi i Kosovës, të ndikohet pozitivisht në ofrimin e shërbimeve sa më të mira që është e mundshme“, tha Hasani.
Sidoqoftë, investimet e huaja direkte në Kosovë, viteve të fundit, sipas të dhënave të Bankës Qendrore, kanë shënuar rënie të mëdha.
Derisa në vitin 2007, vlera e investimeve të huaja ishte rreth 450 milionë euro, në vitin 2014 kjo shifër është jo më shumë se rreth 151 milionë euro.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Koosvë
Kosova në fokus të producentëve ndërkombëtarë për xhirime filmike Producentë të huaj eksplorojnë Kosovën si mundësi për projekte filmike... -
Reperi EAZ mbështet Përparim Avdilin për kryetar të Cyrihut me këngë të re: “Eine vo ois” -
Itali
Rihyri ilegalisht në Itali, riarrestohet 42-vjeçari shqiptar -
Luan Durmishi në garë për të përfaqësuar San Marinon në Eurovision 2026 -
Kurti nga Davosi në mesin e kompanive kosovare në Swissbau në Bazel
Jeta në Zvicër
-
SVP kërkon kufizim të numrit të nxënësve me prejardhje të huaj në shkollat zvicerane Sipas saj, prania e fëmijëve me gjuhë amtare të huaj "po e ulë cilësinë e mësimit"... -
Pas tërheqjes së ambasadorit italian për shkak të lirimit të Morettit, reagon Berna zyrtare -
Italia kundërshton lirimin e pronarit të barit në Crans-Montana -
Komiteti i Dhomës së Përfaqësuesve të Zvicrës hedh poshtë iniciativën për të thjeshtuar natyralizimin -
Reperi EAZ mbështet Përparim Avdilin për kryetar të Cyrihut me këngë të re: “Eine vo ois”












