Shkurt.ch
Rritje për 5% e pagave të menaxherëve të kompanive të mëdha
Shefi i bankës UBS, më të madhes të Zvicrës, Sergio Ermotti ka fituar 13.4 milionë franga dhe me këtë qëndron në krye të listës së homologëve të tij
Kryemenaxherët e kompanive më të mëdha zvicerane gjatë vitit 2016 kanë fituar mesatarisht nga 5 për qind më shumë se një vit më parë. Siç e tregojnë përllogaritjet e firmës këshillimore Willis Towers Watson, shefi i bankës UBS, më të madhes të Zvicrës, Sergio Ermotti ka fituar 13.4 milionë franga dhe me këtë qëndron në krye të listës së homologëve të tij.
Marrë në përgjithësi, kompanitë që kanë treguar rezultate të mira edhe i kanë paguar më mirë shefat e tyre, thuhet në studim. Por, këtu bën përjashtim Credit Suisse, banka e dytë më e madhe e Zvicrës. Ceo (shefi ekzekutiv) i saj gjatë vitit 2016 ka fituar 11 milionë franga përkundër faktit se Credit Suisse ka shënuar një humbje të madhe prej 2.4 miliardë frangash gjatë vitit që shkoi.
Në studimin e përmendur janë marrë të dhënat e 28 nga gjithsej 30 kompanitë më të mëdha zvicerane të vlerësuara nga bursat.
E-Diaspora
-
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete Shqipja në çdo kontinent: Regjistrohu dhe mëso gjuhën tënde... -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm -
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia











