Lajme
Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Austri: Jemi të gatshëm të ndihmojmë familjet e viktimave
Pas tragjedisë së rëndë në Vjenë, ku humbën jetën tre shtetas nga Kosovë, komuniteti shqiptar në Austri shpreh solidaritet dhe gatishmëri për mbështetje
Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Austri ka reaguar pas ngjarjes tragjike në Vjenë, ku tre shtetas të Kosovës humbën jetën në vendin e tyre të punës, duke shprehur dhimbje të thellë dhe solidaritet me familjet e viktimave, shkruan albinfo.at.
Përmes një reagimi publik, përfaqësuesit e këtij rrjeti kanë theksuar se në këto momente të rënda qëndrojnë pranë familjarëve dhe gjithë komunitetit shqiptar, duke ndarë dhimbjen për humbjen e rëndë.
“Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave, të afërmit dhe gjithë komunitetin shqiptar. Jemi pranë tyre në këtë periudhë të vështirë dhe të gatshëm të ofrojmë mbështetjen e nevojshme”, thuhet në reagim.
Më tej bëhet e ditur se Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Austri është në kontakt të vazhdueshëm me institucionet përkatëse, si dhe me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Austri, për të ndjekur zhvillimet dhe për të koordinuar çdo formë ndihme për familjet e prekura.
Ngjarja ka tronditur komunitetin shqiptar në Austri dhe më gjerë, ndërsa autoritetet pritet të japin detaje të mëtejshme lidhur me rrethanat e kësaj tragjedie. /Albinfo.at
E-Diaspora
-
Vjenë
Autopsia e viktimave kosovare në Vjenë nis pas aksidentit tragjik në kantier Hetimet vazhdojnë në Vjenë, autopsia e trupave të tre kosovarëve... -
Në mesin e viktimave në Vjenë është edhe një ish-veteran i UÇK-së -
Tragjedia në Austri, Ministria e Diasporës: Po koordinohemi me familjarët për kthimin e trupave -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë, Komuniteti Shqiptar Musliman në Austri shpreh dhimbje dhe solidaritet -
Kurti: Të tronditur nga tragjedia në Austri, tre viktima janë shtetas të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Banka Kombëtare Zvicerane pritet të mbajë normat në 0% gjatë vitit Banka Kombëtare Zvicerane (SNB) pritet të vazhdojë me një qasje të kujdesshme monetare gjatë vitit 2026,... -
Furnizimi me energji në Zvicër nuk është në rrezik -
Futbollisti mbetet jashtë Kombëtares së Zvicrës për shkak të shkeljeve në trafik -
Shqiptari i mbijetuar rrëfen për Blick tmerrin në autobusin e djegur në Kerzers të Zvicrës -
Sindikatat kërkojnë që 1 Maji të shpallet ditë pushimi kombëtare në Zvicër












